Sa mesazhe janë dërguar në të gjithë botën datën e 31 dhjetorit?

Sa mesazhe janë dërguar në të gjithë botën datën e 31 dhjetorit?

Foto nga nata e ndërrimit të viteve

Mbi 100 miliardë mesazhe u dërguan në WhatsApp më 31 dhjetor 2019 në të gjithë botën, një rekord i ri për aplikacionin.

Vetëm në Indi, më shumë se 20 miliardë mesazhe u dërguan nga përdoruesit e WhatsApp.

Numri i mesazheve të dërguara në Vitin e Ri në të gjithë botën ishte më i larti ndonjëherë në historinë e WhatsApp.

“WhatsApp gjithashtu mund të konfirmojë se me mbi 100 miliardë mesazhe të dërguara, më 31 dhjetor 2019 panë më shumë mesazhe të dërguara sesa çdo ditë më parë në historinë dhjetë vjeçare të WhatsApp. Vetëm në Indi, përdoruesit e WhatsApp dërguan mbi 20 miliardë mesazhe në 31 dhjetor", tha "WhatsApp" në një deklaratë për shtyp.

 Nga 100 miliardë mesazhet e dërguara, më shumë se 12 miliardë ishin mesazhe fotografish.

WhatsApp është ndër aplikacionet më të mëdha të mesazheve në botë me afër dy miliardë përdorues. Festivalet janë kur njerëzit shkëmbejnë një numër të madh mesazhesh në aplikacion, përfshirë mesazhe me fotografi.

Vitin e kaluar në prag të Vitit të Ri, WhatsApp identifikoi 75 miliardë mesazhe duke u shpërndarë, të cilat përfshinin mbi 13 miliardë imazhe dhe 5 miliardë video.

India është tregu më i madh për WhatsApp-in dhe në prag të Vitit të Ri 2018 gjithashtu, indianët dërguan mbi 20 miliardë mesazhe në aplikacion.

Në vitin e kaluar, mesazhet me tekst ishin karakteristika më e njohur në ËhatsApp në të gjithë botën, e ndjekur nga status dhe mesazheve me figura.

Telefonatat dhe shënimet me zë ishin karakteristika e katërt dhe e pestë më e njohur në WhatsApp globalisht në vitin 2019, sipas kompanisë.

Në vitin 2020, WhatsApp pritet të nxjerrë shumë më tepër karakteristika të shumëpritura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron