Sa ndryshe do të ishte bota nëse
do të kishte më shumë “Memo”
Nëse jeni të uritur dhe nuk keni para mund të hani tek ne! Është kjo shprehja me të cilën përballesh nëse shkon në restorantin e “Memos”, një ish-biznesmeni 45-vjeçar nga Stambolli, të cilit ju desh ta niste jetën sërish nga zero.
GJERMANI - Nëse jeni të uritur dhe nuk keni para mund të hani tek ne! Është kjo shprehja me të cilën përballesh nëse shkon në restorantin e “Memos”, një ish-biznesmeni 45-vjeçar nga Stambolli, të cilit ju desh ta niste jetën sërish nga zero.
Mehmeti jeton në Minhen të Gjermanisë ku ka hapur një restorant të vogël tradicional turk. Në letrën e vendosur në hyrje të këtij biznesi shkruhet: Të dashur njerëz, nëse jeni të uritur dhe nuk keni para, tek ne mund të hani dhe më vonë kur të keni mundësi mund ta paguani, Zoti ju bekoftë. Askush nuk duhet të jetë i uritur!
Një mesazh që ka mahnitur njerëzit jo vetëm në Minhen por edhe më gjerë, një gjest humanizmi të cilin rrallë e gjen në ditët e sotme.
Jeta e tij ka pasur ulje dhe ngritje, por pavarësisht këtyre, Memo, siç ai pëlqen ta thërrasin, gjeti forcën të nisë gjithçka nga fillimi. Pas dy martesave të pasuksesshme, Mehmeti humbi pasurinë e tij, aq sa iu desh të merre edhe paratë e fëmijëve të tij. Por vullnetin për të jetuar 45-vjeçari turk e gjeti në nisjen e një restoranti të vogël, i cili pak nga pak u kthye në të preferuarin e shumë qytetarëve.
Kur Mehmeti arriti të kishte sërish një gjendje të mirë ekonomike, bëri diçka që rrallë kush mund ta mendojë. Fakti që Memo e kishte kaluar në kurrizin e tij varfërinë, i sherbeu per t’ia lehtësuar sadopak varferine njerëzve duke i ofruar atyre ushqim në restorantin e tij edhe nëse nuk do të kishin mundësinë të paguanin.
Sa ndryshe do të ishte bota nëse do të kishte më shumë “Memo”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6182
Lajme të tjera
-
Polici shantazhon qytetaren se do i publikonte fotot nudo kundrejt 3 mln lekëve, pezullohet nga detyra
7 Maj, 23:03
-
VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League
7 Maj, 22:54
-
Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
7 Maj, 22:45
-
Ukrainë/ Qeveria aprovon krijimin e forcave të armatosura të specializuara në përdorimin e dronëve
7 Maj, 22:35
-
Tragjedia në Shkodër, gra e vajza denonconi dhunën! Rezultati i sondazhit të shqiptarja.com
7 Maj, 22:26
-
Ylli Pata: Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!
7 Maj, 22:15
-
Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK
7 Maj, 22:06
-
Ministrja e Jashtme Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid kundër Kosovës
7 Maj, 22:04
-
Rezoluta Rama Anti-Korrupsion, Nesturi: Është iniciativë e ndërkombëtarëve! Karaj: Parlamenti do kontrollojë 18 prokurorët e SPAK
7 Maj, 21:59
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon golin e 4-t, dërgon Besiktasin në finalen e Kupës së Turqisë
7 Maj, 21:43
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
Mesazhet e Ramës në mbledhje/ Nesturi në 'Repolitix': Sot ka goditur! Muça: Filloi fushatën, do bëjë shkundje të madhe në PS
7 Maj, 21:35