TIRANE- Punëdhënësi nuk mund ti kërkojë orë shtesë punëmarrësit nëse gjatë një javë ka punuar minimumi 48 orë. Ndryshimet në projektligjin për “Kodin në Punës të Republikës së Shqipërisë”, parashikojnë rastet se kur mund të punojnë punëmarrësit, orë shtesë.

Në çdo rast kur plotësohen 48 orë pune (nga 50 që është aktualisht) në javë punëmarrësit mund të punojnë orë shtesë, kundrejt pagesës por “punëdhënësi duhet të marrë parasysh dhe kushtet familjarë të punonjësit”, parashikon kodi i punës . Ja gjashtë pyetjet që shpjegojnë ndryshimet në kodin e punës që pritet të diskutohen në komisionet parlamentare.