Sa shqiptarë e duan largimin e Fatmir Xhafajt?

Sa shqiptarë e duan largimin e Fatmir Xhafajt?

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Partitë opozitare u kanë bërë thirrje shqiptarëve të dalin të shtunën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm. Po sa shqiptarë e duan largimin e Xhafajt?

Nuk është bërë ndonjë sondazh, ku atyre t'u jetë bërë drejtpërdrejt kjo pyetje, por unë zhvillova një sondazh ditët e fundit (në serinë e sondazheve që bëj për një revistë që botohet këtu në anglisht), në të cilin i pyeta të anketuarit mbi opinionin që kishin për punën e ministrit Xhafaj. Përgjigjet e kësaj pyetjeje mund të na shërbejnë për të kuptuar sesa shqiptarë në moshë madhore e duan largimin e tij.

Rreth 1/3 e të anketuarve kishin opinion negativ për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 2/3-tat kishin opinion pozitiv, ose neutral (49% pozitiv dhe 19% neutral). Kampioni i sondazhit (1188 të anketuar mbi 18 vjeç) ishte në rang kombëtar dhe i përfaqësonte mirë 2.1 milionë banorët në moshë madhore të Shqipërisë.


(Grafiku i sondazhit të Zaloshnjës)

Duke ekstrapoluar nga rezultatet e sondazhit të sipërcituar, mund të thuhet me afërsi se vetëm 670 mijë banorë madhorë kanë opinion negativ për ministrin Xhafaj. Ndërkohë, 1.43 milionë të tjerë kanë opinion pozitiv, ose neutral (1 milion e 30 mijë pozitiv dhe 400 mijë neutral - shihni grafikun shoqërues).

Me fjalë të tjera, partitë opozitare po i bëjnë thirrje pikërisht 670 mijëve që kanë opinion negativ për Xhafajn, sepse 1.43 milionët që kanë opinion pozitiv ose neutral për të, si zor të shkojnë në protestën e së shtunës...

Sesa shqiptarë do t'i përgjigjen thirrjes së partive opozitare, apo sa do të jenë ato të afta të sjellin në bulevard protestues (me strukturat e tyre organizative), mbetet për t'u parë. Sidoqoftë, është interesante të dimë se çfarë orientimi politik kanë njerëzit e pakënaqur me punën e Xhafajt.

Meqenëse sondazhi për ministrin nuk kishte karakter politik, të anketuarit nuk u pyetën se për cilën parti ishin gati të votonin sot, apo për cilën kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Sidoqoftë, nga një sondazh politik që zhvillova para dy javëve, më rezultoi se për dy partitë kryesore opozitare, ishin gati të votonin rreth 710 mijë shqiptarë në moshë madhore. Pra, kemi një përputhje të përafërt të numrit të atyre që kanë opinion negativ për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që janë gati të votojnë për dy partitë opozitare.

Duke u kthyer 11 muaj mbrapa në kohë, shohim se numri i atyre që votuan për dy partitë kryesore opozitare ishte 680 mijë. Përsëri kemi një përputhje të përafërt të numrit të atyre që kanë opinion negativ për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që votuan vjet për dy partitë opozitare.

Nga ana tjetër, nuk kemi një përputhje mes atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn dhe votuesve të mazhorancës. Nga sondazhi i para dy javëve, më rezultonte se rreth 720 mijë zgjedhës ishin gati të votonin për PS-në dhe për partitë e vogla aleate të saj. Pra, numri i atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn është rreth 300 mijë më i madh se numri i zgjedhësve që janë gati të votojnë për tre partitë e mazhorancës.

Duke u kthyer 11 muaj mbrapa në kohë, shohim se numri i atyre që votuan për tre partitë e mazhorancës ishte 830 mijë. Përsëri kemi një mospërputhje numrit të atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që votuan vjet për tre partitë e mazhorancës. Numri për Xhafajn është 200 mijë më i madh.

Në një situatë ku vetëm 1/3 e zgjedhësve mund ta dojë largimin e Xhafajt, kryeministri s'ka gjasa t'ua plotësojë dëshirën atyre. Largimin e Xhafajt ai mund ta bëjë ose në qoftë se e do vetë (për arsyet e tij), ose në qoftë se e detyrojnë partnerët tanë ndërkombëtarë. Siç e detyruan në rastin e Tahirit.../Albanian Free Press/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/05/2018 11:37

    Sondazhet e Zaloshnjes jane marre ne bathore dhe perseri Fatmir Xhafaj mbetet me i miri si minister . Fulmi me Babale budallain mbaroi dhe te gjithe aktiret nga Alibeaj , Brdhi , Salianji dhe Illdashi duhet te denohen penalisht .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës