Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit

Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit

Mediat e familjes Berisha u lodhën dhe u sfilitën gjatë ditës së sotme të gjejnë “scoop-in” e ditës, gjilpërën në kashtën e protestës së sotme. Ishin bërë gati të komentonin një dhunë të madhe sot dhe po e kërkojnë e kërkojnë viktimën e 8 janarit 2022. Në të vërtetë viktimat janë të shumta, por ata nuk i shohin dhe as kanë për t’i parë dot: Eshtë e vështirë të shohësh qartë kur duart janë të zëna nga varretë për të shkatërruar, nga shkallët për t’u kacavjerrë në mure e dritare, nga shufra hekuri apo nga urrejtja për të ofenduar, kërcënuar, sulmuar kundërshtarët.

Viktimat janë të shumta në protestën e 8 janarit. Janë të gjithë ata që në 30 vite nuk mundin, nuk duan të kuptojnë hilet e Doktorit. Viktima janë të gjithë ata pak dhjetëra vetë që kanë mbetur nga shumica e shqiptarëve, që ende nuk kanë provuar të thonë një fjalë kundër ish-liderit që po e mban imunitetin e tij me kokat, trupat, shpirtin e tyre, për ta parë edhe ata të vërtetën.

Një uthull e keqe nuk mund të bëhet kurrë më një verë e mirë me kalimin e viteve. Përkundrazi. Efekti acidoid i Berishës ndaj njerëzve që rastësisht apo me dëshirë qëllojnë në trajektoren e tij është provuar e stërprovuar tashmë në tre dekada. Ndërsa përreth ua dogji tokën kujtdo, tani radha u erdhi vetë demokratëve. Eshtë e pabesueshme, e rëndë, e jashtëligjshme dhe jashtë cdo logjike ajo që u shpalos sot në sytë e gjithë shqiptarëve.

Në çdo shtëpi, në çdo konflikt privat, në çdo mosmarrëveshje institucionale dhe private, asnjë shtet në botë nuk lejon të bëhet vetëgjyqësi. Askush nuk mund të marrë me forcë një pronë edhe kur i takon, askush nuk mund të thyejë e godasë edhe kur kryhet një padrejtësi. Kush vazhdon ende t'ja lejojë këtë dhunë Sali Berishës? Urtësia njerëzore shpiku ligjin dhe drejtësinë për të shmangur dhunën atëherë kur njerëzit nuk bien më dakord. Dhe rruga e ligjit është e vetmja rrugë edhe për Shqipërinë.

Berisha ligjin nuk e do; ata që nuk e duan ligjin sepse nuk e dëshiron Ai, janë viktimat e kësaj proteste sot me 8 janar 2022.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit