Genta Gjalpi është kthyer tashmë në një personazh publik që njihet për postimet e saj plot humor në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram ku ndan me ndjekësit e saj të gjitha detajet e jetës së saj të përditshme dhe vetëm para pak orësh u është përgjigjur pyetjeve të bëra nga persona të ndryshëm në kuadër të risisë së fundit që solli rrjeti social. 

Njëra nga pyetjet konsistonte në numrin e të dashurve që ka pasur ish banorja e BB5. "Sa të dashur ke pasur?"- e kanë pyetur Gentën.

Mirëpo kjo e fundit ka dhënë përgjigjen që japin pothuajse të gjitha femrat kur pyeten në publik. Për të mos thënë i pari, pasi atë ja njohëm të gjithë gjatë edicionit të "Big Brother", ka thënë dy.

"Ky që kam është i dyti dhe i fundit,"- shkruan Genta. 

Ndërkohë thjesht po sjellim ndërmend emrat e tre të dashurve që i vetë Genta i ka thënë në publik që në vitin 2012, historia me Rubensin i cili i shpërndau edhe fotot intime, dhe për këto të fundit ish-banorja e denoncoi. 

(Genta dhe Rubensi)

Dhe Emiljano, djali që hyri më pas në jetën e Gentës, në 'periudhën e trazirave'.

(Genta dhe Emiljano)

Por nëse ju kujtohet, Genta Gjalpi u shfaq edhe në krahët e një biznesmeni në Itali, me emrin Erges Domi për të cilin folën edhe për fejesë, por më pas pa asnjë shpjegim gjithçka përfundoi.

(Genta dhe Erges Domi)

Ndërkohë në ditët e sotme vetë ish-banorja me anë të fotove të ndryshme në rrjete sociale, na ka bërë të ditur që është në krahët e një mashkulli misterioz që e surprizon herë pas here me dhurata dhe lule.

1/3