Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli refuzon planin me 15 pika të Bordit të Paqes për Gazën dhe nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez për sa kohë ai do të jetë në krye të qeverisë.

“Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari (Bregun Perëndimor). As një ‘Fatahstan’ dhe as një ‘Hamastan’”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit.

“Dua ta them edhe një herë qartë: Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe t'i jenë marrë armët”, u shpreh ai.

Izraeli ka mohuar rregullisht zgjidhjet për Gazën, duke vazhduar sulmet pavarësisht armëpushimit të tetorit të kaluar, periudhë gjatë së cilës, janë vrarë më shumë se 1.200 persona, mes tyre të paktën 300 fëmijë.

Ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar një marrëveshje me Hamasin për çarmatosjen e tij dhe transferimin e kontrollit politik e ushtarak të Gazës te një qeveri teknike palestineze (Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës).

Megjithatë, marrëveshja kërkon ende ndërmarrjen e disa hapave nga Hamasi dhe Izraeli gjatë shtatë deri në tetë muajve të ardhshëm.

Megjithatë që prej njoftimit të kësaj marrëveshjeje, edhe hamasi edhe izraeli kushtëzuan zbatimin e saj. Hamasi duke thënë se nuk do ti dorëzojë armët dhe izraeli duke thënë se nuk do të largohet nga gaza pa u çarmatosur Hamasi.

Presidenti amerikan e përshkroi atë ditë marrëveshjen në Truth si “një marrëveshje historike për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza dhe një hap madhështor drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Trump ka folur për çarmatimin e Hamasit në disa faza, me një tërheqje graduale të Izraelit, e cila do të pasohej nga një forcë ndërkombëtare stabilizimi që do të punojë në bashkëpunim me një forcë të re policore palestineze.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Kolonët izraelitë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar, sulme edhe në Xhaminë Al-Aksa

1786295196_srtjui.JPG

Kolonët izraelitë kanë kryer bastisje në vende të shumta në të gjithë Ramallahun dhe guvernatoratin el-Bireh, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas mediave të huaja, zonat e prekura përfshijnë fshatin Deir Jarir në lindje të Ramallahut, qytetin Beitillu në veriperëndim dhe zonat pranë vendbanimit të paligjshëm të Kramilos në lindje.

Po ashtu, kolonët izraelitë prenë dhjetëra pemë frutore në fushat e një fermeri palestinez në fshatin Khirbet Farasin, në Jeninin perëndimor.

Besimtarët izraelitë kanë sulmuar kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, të ndihmuar edhe nga policia izraelite. Rreth 133 izraelitë kanë hyrë në vendin e shenjtë për të kryer rituale në oborret e tij.

Ministrat dhe anëtarët e parlamentit izraelit ishin të pranishëm në një aktivitet për të krijuar një vendbanim të ri të paligjshëm izraelit në Arrabeh, në jugperëndim të Jeninit. Vendbanimi i ri i paligjshëm do të quhet Emek Dotan.

Ora 17:19
Armëpushimi në Gaza, Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit: T’i jepet fund vuajtjeve të popullit tonë

1783702868_gaza.jpg

Grupi i armatosur palestinez, Hamasi, ka thënë në një deklaratë të publikuar në Telegram se mbetet i përkushtuar ndaj planit 15-pikësh të Bordit të Paqes, për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Hamasi tha se përparësia tani është zbatimi i plotë i marrëveshjes, një ndalim i plotë i sulmeve ndaj palestinezëve, një tërheqje e trupave izraelite, hapja e vendkalimeve dhe hyrja e ndihmave, furnizimeve për strehim dhe materialeve të rindërtimit.

Grupi u bëri thirrje ndërmjetësve dhe vendeve garantuese që të “marrin përgjegjësitë e tyre” dhe të parandalojnë çdo “shkelje” që mund ta prishë procesin.

Hamasi tha se do të vazhdojë të angazhohet “pozitivisht dhe me përgjegjësi” për të çuar marrëveshjen deri në fund, “duke siguruar kështu fundin e vuajtjeve të popullit tonë”.