Sacchi sms Ramës: Kombëtarja
grup sakrifikues, lavdërime

Sacchi sms Ramës: Kombëtarja<br />grup sakrifikues, lavdërime
Trajneri i famshëm italian Arrigo Sacchi i ka dërguar nëj mesazh kryeministrit Rama ku i bën një elozhe kombëtares shqiptare për paraqitjen e denjë për herë të parë në një kompeticion europian.

Lajmin e bëri të ditur kryeminsitri Rama i cili bën publik sms e një prej njerëzve më të famshëm që ka njohur bota e futbollit Sacchit ku thuhet "Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime."

Ja postimi i plotë i Ramës me sms e plotë të Sacchi-it
"Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:

I dashur Edi,

Jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.

Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi

Redaksia online
(s.m,/shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë