Sadije Berisha, gruaja e djalit të kryeministrit Berisha ka nisur pushimet me familjen e saj, por këtë herë pa bashkëshortin e saj, Shkëlzen Berisha.  

Ajo ka postuar një foto  në profilin e saj në Facebook  me katër fëmijët e saj. Duket se Sadija tashmë ka nisur një jetë të re dhe u është përkushtuar tërësisht fëmijëve të saj pas  ndarjes nga Shkëlzeni, e cila ende nuk është zyrtare.  Foton e postuar ajo e ka shoqëruar me fjalët: “Falënderoj Zotin për katër engjëjt që më ka dhuruar”, duke shprehur kështu dashurinë për fëmijët si motivi më i rëndësishëm në jetën e saj aktualisht.


Martesa e Sadijes dhe Shkëlzen Berishës ka pësuar krizë pas lidhjes mbi një vjeçare të Shkëlzenit me modelen Armina Mevlani. Shkëlzeni është babai i dy fëmijëve me Sadijen, një vajzë dhe një djalë, Lajdoni dhe Moradi. Dy fëmijët e tjerë, Sadija i ka nga një martesë e mëparshme.

(J.H/shqiptarja.com)