Sadija: Po kaloj moment të
vështirë, Berisha si shqiponjë

Sadija: Po kaloj moment të<br />vështirë, Berisha si shqiponjë
TIRANE – Ish-nusja e Kryeministrit Berisha, Sadija Berisha e shumëpërfolur në media për largimin nga Shqipëria pas një jetese 6 vjeçare në Tiranë me Shkëlzen Berishën, bën një deklaratë publike në Facebook, ku përpos lidhjes me të shoqin i jep fund edhe disa prej miqve apo komentuesve në rrjetin social. 

“Duke nisur nga sot une do te kem nje profil te ri FB. Mendoj qe kjo do tu siguroje me shume privatesi femijeve dhe miqeve te mi te afert.Ne se dikush do te lihet jashte,ju lutem te mos e merrni kete si ceshtje personale.Qellimi i vetem eshte mbrojtja e sferes tone personale(times dhe femijeve te mi),sidomos ne keto kohe te veshtire ne te cilen ne po perpiqemi te rikthehemi ne kembe me te forte se me pare”, shkruan Sadija në profilin e saj.

Ajo nuk ishte shprehur asnjëherë më parë për ndarjen me Shkëlzenin, dhe as sot nuk ka folur por e ka nënkuptuar, kur shkruan se “Dua te ndalem pak,ne keta 6 vite te mrekullueshem qe kam kaluar perkrah njerezve te mi ne Shqiperi. Mund t’ju rrëfej shume mbi natyrën mahnitëse të këtij vendi te cilën e konsideroj si një dhurate qe mu be,mbi kuzhinën e pasur dhe mbi shoqerite e verteta qe krijova”, shkruan Sadija.

Ndërsa nga njerëzit e familjes në Shqipëri përmend vetëm një. “Dikur fola per nje shqiponje qe ngrihej mbi re, ai është vjehrri im,forca e pa shtershme e te cilit gjithnje me ka mahnitur”, shkruan Sadije Berisha në profilin e saj. 

Në rrëfimin e gjatë të saj në Facebook që natyrisht ka marrë shkak nga qindra komentet që ka marrë pas ndarjes nga Shkëlzeni, ajo përshkruan jetën e saj mes Suedisë, ku ka lindur, Shqipërisë ku ka jetuar me ish-bashkëshortin dhe SHBA ku ka kaluar rininë. Sadije Berisha e cilëson veten në këtë komenti si grua të fortë që ka ditur t’ia dalë.

POSTIMI I SADIJE BERISHES NE FACEBOOK
Te dashur miq,
ne radhe te pare me duhet te them se mbeshtetja qe kam mare gjate kesaj periudhe te veshtire personale,jo vetem nga miqte e familjaret por edhe nga njerez krejtesisht te panjohur per mua, ka qene dicka e papritur qe me ka zene ne befasi dhe ma ka ngrohur zemren.Kam mare me qindra mesazhe komplimentuese,keshilla,poema,kenge...pervec shqipetareve nga mbare Shqiperia edhe nga ata ane e mbane botes.Fjalet nuk do te mundnin dot te shprehnin se sa shume domethenie keto mesazhe kane patur per mua.Ashtu si vetem solidariteti njerezor di te beje,ato dedikime me kane ndihmuar jo vetem te shoh por edhe te vazhdoj perpara me koken lart.Sot dua te ndaj nje pjese timen me ju.
Fati ne kete jete deshi,qe une te lindesha ne nje vend qe quhet Suedi...por kjo nuk me ben mua me pak shqipetare!!!Babai im u lind ne Tropoje ashtu si prinderit dhe gjysherit e tij.Ime me ne Puke,si parardhesit e saj(kjo besoj shpjegon dashurine time te pa kufij per natyren dhe malet).Ndjehem e bekuar qe pata fatin te formohem dhe edukohem ne 3 shtete te ndryshem,por secili madheshtor ne llojin e tij.
Shqiperia heu i eterve te mi,gjaku qe me rrjedh nder vena...
Suedia:Kjo nene adoptive qe me rriti,edukoi dhe me trajtoi si te isha njesoj bije e saj
Usa:Udherrefyesi qe me drejtoi gjate periudhes se adoleshences,qe me ushqeu me patriotizem dhe me zbuloi rendesine e punes kolektive dhe bashkeveprimit.
Falenderoj Zotin per kete mundesi sepse fale ketyre shteteve te medha une jam kjo qe jam sot.E forte,e lire,krenare dhe mendjehapur.
Dua te ndalem pak,ne keta 6 vite te mrekullueshem qe kam kaluar perkrah njerezve te mi ne Shqiperi.Mund tiu rrefej shume mbi natyren e mahnitese te ketij vendi te cilen e konsideroj si nje dhurate qe mu be,mbi kuzhinen e pasur(ju e dini qe ky eshte nje tjeter pasion i madh i jetes time)dhe mbi shoqerite e verteta qe krijova te cilat i shtrengoj fort ne zemer.Jam vecanerisht mirenjohese per gjithcka jetova atje!
Dikur fola per nje shqiponje qe ngrihej mbi re...Dua te sqaroj qe kjo ishte thjeshte nje metafore.Ne fakt une nuk po flisja per veten time...E verteta eshte qe po mendoja per vjehrrin tim,forca e pa shtershme e te cilit gjithnje me ka mahnitur.
Duke nisur nga sot une do te kem nje profil te ri FB.Mendoj qe kjo do tu siguroje me shume privatesi femijeve dhe miqeve te mi te afert.Ne se dikush do te lihet jashte,ju lutem te mos e merrni kete si ceshtje personale.Qellimi i vetem eshte mbrojtja e sferes tone personale(times dhe femijeve te mi),sidomos ne keto kohe te veshtire ne te cilen ne po perpiqemi te rikthehemi ne kembe me te forte se me pare.
Serisht dua tiu falenderoj nga zemra per gjithe mbeshtetjen tuaj,ka qene nje surprize shume e kendeshme per mua dhe me ka befasuar.Sinqerisht,nuk e prisja gjithe kete.Ju falenderoj thellesisht nga zemra.
Zoti ju bekofte te gjitheve!!!
Pershendetje te perzemerta per te gjithe ju!
Me Shqiperine gjithnje ne zemer,
Sadija

Redaksia online 
(rd/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës