Sadije Berisha ka treguar se nuk di të mbajë mëri. Kujtimet janë të shenjta, e si të tilla, vlerësohen për gjithë ndjesitë e bukura që të kanë dhuruar. Dashuria nuk mbaron me divorcin e madje as kur partneri ka gjetur dikë tjetër. Ky është rasti i ish-bashkëshortes së djalit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Sadije Berisha, ish gruaja e Shkëlzen Berishës duket se është bërë nostalgjike për kohët e vjetra e ka postuar në faqen e saj në Facebook një foto nga dita e dasmës.

Në foto duket çifti dhe Sadija ka zgjedhur ta shoqërojë këtë foto edhe me shkrimin: “Në kopshtin e shtëpisë sime të vjetër. 5 muajshe shtatzënë me Medinën, por dukem si 8 muajshe. Vjeshta është një stinë e bukur, këtë e kam menduar gjithmonë dhe unë e dua aromën e kuajve”.

A mos është kjo foto për karshillëk ndaj partneres aktuale të Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanit?!
sadije berisha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)