Sadije Berisha e trishtuar
përpara Shën Valentinit

Sadije Berisha e trishtuar<br />përpara Shën Valentinit
Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duket se është ndjerë e trishtuar dhe e lodhur disa ditë përpara festës së Shën Valentinit. Sipas të përditshmes “Shekulli” ajo ka publikuar në faqen e saj në Facebook një status ku e reflekton këtë mërzi.



“Kohë e keqe. Ishte një ditë ditë e gjatë.Vetëm Zoti e di se sa e vështirë është të jesh një nënë beqare këto kohë. Jeni duke kërkuar për ndonjë mrekulli? Hidheni shikimin nga nënat beqare! Mrekullia është vetë kjo nënë e cila punon, pastron, gatuan, mëson, bën pazar, lan rrobat, menaxhon ditën për t’u argëtuar me fëmijët, viziton familjen, shkon te dentisti, doktori, kompania e sigurimeve, kujdeset për makinën, i çon fëmijët të bëjnë taekondo, pastaj të marrin mësime pianoje, kitareje, phuuu..dhe sërish  duhet të gjejë kohën të darkojë me motrën apo me zonja e zotërinj që i rrinë pranë…kjo është një mrekulli. Apo nuk mendoni kështu.”-ka shkruar Sadija.



Gjithashtu mësohet se pas pak kohësh Sadija e ka fshirë këtë status. Ndërkohë ditën e Shën Valentinit Armina Mevlani,e cila është përfolur se është e dashura e Shkëlzenit ka publikuar një vaskë të mbushur me petale, të cilët ishin në formën e zemrës. Megjithatë nuk dihet nëse ajo e ka bërë këtë dhuratë apo e ka marrë nga i dashuri i zemrës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

40/2
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit