Sadije Berisha, Shën Valentin në Opera me Elia Zaharia

Sadije Berisha, Shën Valentin në Opera me Elia Zaharia
Nuk dihej ende deri më tani një lidhje kaq e ngushtë miqësore mes Elia Zaharia, të fejuarës së Princit Leka, me bashkëshorten e djalit të kryeministrit, Sadije Berisha. Ato janë shfaqur të dyja mbrëmjen e djeshme në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit krah njëra-tjetrës, ku edhe janë pritur nga drejtori i dikasterit Zhani Ciko. Me shumë përzemërsi z. Ciko i ka ftuar të dyja zonjat të hyjnë në llozhën që kishin përgatitur enkas për to, ndërkaq prania e tyre nuk ka tërhequr aspak vëmendjen e atyre që u ndodhën në këtë eveniment. Ndoshta pasi shumica ishin aty me të fejuarit apo bashkëshortët e tyre, ndërsa Berisha dhe Zaharia, kishin zgjedhur të ishin vetëm. Pak para hyrjes së tyre në opera, ato kanë shijuar një kafe në lokalin aty pranë, ndoshta një mënyrë për të festuar!

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G