Sadik Kaceli kthehet në Galerinë 
e Arteve me 70 vjet krijimtari

Sadik Kaceli kthehet në Galerinë <br />e Arteve me 70 vjet krijimtari
TIRANE - Galeria Kombëtare e Arteve më datë 15 Tetor 2014, ora 18.00, do të hapë për publikun në sallën e Ekspozitave të Përkohshme, ekspozitën retrospektive të një prej artistëve më të njohur shqiptarë të shekullit të 20, Sadik Kaceli (1914 – 2000). 

Sipas njoftimit zyrtar nga GKA, ekspozita “Retrospektivë” tregon një përzgjedhje të veprave të Sadik Kacelit duke marrë në shqyrtim një periudhë rreth 70- vjeçare krijimtarie, nga vizatimet e para të tij në fundin e viteve 1920, e deri në fund të viteve 1990. Ekspozita përmban vizatime, grafika, piktura të shtrira në gjithë teknikat dhe gjinitë tyre. 

Është hera e parë që artisti Sadik Kaceli, të cilit i është dhënë titulli Piktor i Popullit në vitin 1994, paraqitet kaq i plotë në krijimtarinë e tij. Për shpjeguar përmbajtjen e ekspozitës, drejtori i GKA, Artan Shabani, njofton se “Më datë 15 Tetor 2014, ora 11.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet me mediat një konferencë për shtyp gjatë së cilës stafi kuratorial i saj, do ta prezantojë këtë ekspozitë më gjerësisht.” Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 16 Nëntor 2014. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato