Hyri në histori si lojtari i parë që shënon për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Futbollit. Armando Sadiku ia dedikon fitoren të gjithë lojtarëve të kombëtares, ndërsa pret me ankth ndeshjet e grupeve të tjera, me shpresë për të siguruar kualifikimin e fazës së 1/8.
 
"Jam shumë i lumtur për këtë fitore historike. Falenderoj djemtë, trajnerin që më dha mundësinë dhe besoj se e shpërbleva me gol. Tani do të presim me shumë ankth ndeshjet e tjera dhe shpresojmë me një kualifikim", u shpreh Sadiku.
 
I pyetur për golin e shënuar në portën e rumunëve, Sadiku thotë se gjithkush ka dhënë kontributin e tij.
 
"Gjithkush ka dhënë një dorë për këtë fitore".