Sadiku e Gjimshiti, prapaskenat
e merkatos së kuqezinjve

Sadiku e Gjimshiti, prapaskenat<br />e merkatos së kuqezinjve
Armando Sadiku dhe Berat Gjimshiti ishin dy prej kuqezinjtë, të cilët u përfolën më tepër në merkaton e verës. Pas golit historik në Kampionatin Europian, sulmuesi tërhoqi vëmendjen e klubeve nga ligat më të mëdha europiane.

Por, Zurich e vlerësoi 9 milionë euro kartonin e Sadikut, duke e cilësuar praktikisht të pashitshëm. Në situatën e krijuar bomberi kuqezi u detyrua të luajë në ligën e dytë zvicerane, por gjithsesi ka shansin të luajë në grupet e Europa League.

“Normale që doja të largohesha, por klubi ma ndaloi. Gjithsesi, jam i lumtur te Zurich, ku do të jap më të mirën si në kampionat ashtu edhe në Europa League. Oferta që të tundoi më tepër? Jam ende te Zurich, për këtë arsye nuk kam dëshirë që të flas”, ka deklaruar Armando Sadiku për “Supersport”.

Gjimshiti

Një tjetër lojtar i përfolur në merkato ishte Berat Gjimshiti. Në orët e fundit të afatit të transferimeve, mbrojtësi u huazua nga Atalanta te Avellino. Pas rikthimit në Kombëtare dhe zhgënjimit për mungesën në Kampionatin Europian, mbrojtësi zbuloi prapaskenat e transferimit në Serinë B. “Po është e vërtet, kam biseduar me Atalantën dhe ata nuk donin të largohesha. Dëshironin që unë të qëndroja aty. Megjithatë kam folur me trajnerin atje dhe i kam thënë që kështu është më mirë për mua, pasi te Avelllino, trajneri dhe presidenti më kërkonin”
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron