Sulmuesi Armando Sadiku nuk ishte në fushë dhe për këtë vendosi trajneri, pasi ai thotë se ishte gati për të zbritur nga minuta e parë.
 
“Nuk luajta nga minuta e parë, pasi është zgjedhja e trajnerit, pasi ai provoi dicka të re. Isha i gatshëm, kjo ishte zgjedhja e trajnerit. Kisha dëshirë të luaja, por duhet të pranoj vendimet e trajnerit, pasi jam profesionist.
 
Kualiteti i Spanjës ishte shumë i lartë dhe në pjesën e dytë nuk mund të bënim gjë. U mundova ta godas topin sa më mirë por shkoi në shtyllë” deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com