Sadiku protagonist te Lugano
shënon edhe këtë javë

Sadiku protagonist te Lugano<br />shënon edhe këtë javë
Kthimi te Lugaono duket sikur ka qenë zgjedhja e duhur për Armando Sadikun, i cili po arrin të shënojë rregullisht për skuadrën zvicerane.

Ashtu si dhe javën e parë në ndeshjen kundër Grasshoper, lojtari kuqezi ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme të skuadrës të drejtuar nga Paolo Tramexan, duke i siguruar skuadrës së tij një tre pikë të rëndësishme në përballjen ndaj ndaj Vaduzit.

Ndërkohë sipas mediave sportive, ish zv. trjaneri i kombëtares shqiptare ka shfaqur interes edhe për një tjetër lojtar shqiptar, 19- të vjeçarin Adonis Ajeti, i cili është një prej vëllezërve të futbollisti Arlind Ajeti.

19-vjeçari gjatë këtyre dy sezoneve ka qenë pjesë e skuadrës Uil dhe nëse transferimi i tij realizohet, atëherë numri i lojtarëve shqiptar te Lugano do të shkojë në tre, pasi momentalisht te Lugano përveç Armando Sadikut aktivizohet edhe Ezgjan Alioskit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit