Dy ish futbollistët e kombëtares së Suedisë, mbrojtësi i Helsingborgut Loret Sadiku dhe sulmuesi i Olhanenses në Portugali, Agon Mehmeti kanë marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani De Biazi për miqësoren e 14 shkurtit kundër Armenisë.
Lajmin e ka publikuar portali, fotbollskanalen.se e cila i ka realizuar një intervistë të shkurtër qendër mbrojtësit shqiptar në lidhje me ftesën që i ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe në nëse do të pranonte që të luante me Shqipërinë, aq më tepër pas vlerësimit maksimal që ka marrë nga trajneri i ekipit të Suedisë ku luan si një nga mbrojtësit më të mirë që janë në qarkullim në kampionatin suedez të futbollit për këtë edicion.
Sadiku ka pranuar që ka marrë ftesën, por nuk e ka kometuar më gjatë duke lënë shumë hije dyshimi nëse do të pranojë që të luajë me fanellën kuqezi apo jo. “ Po, është e vërtetë që kam marrë një ftesë nga Shqipëria për të luajtur në ndeshjen miqësore të 14 shkurtit përballë ekipit ët Armenisë, por nuk kam asnjë koment më shumë.
Akoma nuk kam vendosur për nëse do të pranoj ftesën apo jo, pasi jam duke e diskutuar më familjen nëse do të luaj për Shqipërinë, apo për Suedinë” deklaroi Sadiku. Ndërsa ftesë ka marrë edhe Mehmeti, por gjasat janë që ky i fundit të pranojë ftesën e De Biasit.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com