Sadiku shpërblehet për supergolin, për Lenjanin mjafton vetëm rekordi

Sadiku shpërblehet për supergolin, për Lenjanin mjafton vetëm rekordi

Goli sensacional në kampionat kundër Bazelit i ka rezervuar një vend në formacionin e javës në Zvicër futbollistit të Luganos dhe kombëtares shqiptare Armando Sadiku. 27-vjeçari i cili po rimëkëmbet nga dëmtimi i gjatë u fut si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Bazelit dhe realizoi një eurogol nga një distancë prej 25 metrash.

Në përshkrimin e bërë nga gazeta “BLICK” për përzgjedhjen në formacionin e javës thuhet se Armando Sadiku “dhuroi spektakël me një goditje sensacionale nga jashtë zone”.

VIDEO/Goli i Armando Sadikut 

Ndërkohë Ermir Lenjani, edhe pse vendosi rekord në Superligën zvicerane, nuk është përzgjedhur në formacionin e javës. Mbrojtësi i Sionit, që së fundmi bëri një deklaratë të fortë në lidhje me ish-trajnerin e Kombëtares Christian Panucci, në ndeshjen e kampionatit kundër Luzernës shënoi golin më të shpejtë në histori, që në sekondën e 9.

Një zgjedhje disi e çuditshme duke patur parasysh faktin se Lenjani përveç golit dhe edhe asistin në golin e dytë të shënuar nga Sion. Gjithsesi askush nuk mund t’ia mohonte kënaqësinë e rekordit shqiptarit, i cili në rrjetet sociale bëri edhe një falenderim:

“Shumë i lumtur që jam futur në historinë e futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falenderimi i takon Zotit.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja