Sadio Mane do jetë në Kupën e Botës, Sergio Ramos mbetet jashtë yjeve të Spanjës! Sa shumë talente te Holanda

Sadio Mane do jetë në Kupën e Botës, Sergio Ramos mbetet jashtë yjeve të Spanjës! Sa shumë talente te Holanda

Sadio Mane - Sergio Ramos

Kupa e Botës Katar 2022 nis në 20 nëntor. Së fundmi Senegali, Spanja dhe Holanda kanë bërë publike listën me emrat e futbollistëve të ftuar në Katar. Bie në sy se te Senegali është përfshirë edhe kapiteni Sadio Mane. Sulmuesi i Bayern Munich vuan një dëmtim, teksa mund të jetë gati në ndeshjen e tretë në grup.

Edhe Luis Enrique te Spanja ka bërë publike listën me 26 emrat për në Botëror, ku bie në sy se janë të shumtë yjet në secilin repart. Sergio Ramos mbetet jashtë listës, me mbrojtësin e PSG që kërkonte një shans. Jashtë edhe De Gea dhe Alcantara.

Veç Senegalit dhe Spanjës, edhe Van Gal ka zbuluar Holandën në Botëror. Të shumtë janë talentet e "Tulipanëve", teksa nuk mungojnë emrat e mëdhenj. Në listë edhe talenti Xavi Simons. Holanda dhe Senegali luajnë në grupin A, teksa kanë përballë edhe Katarin dhe Ekuadorin. Spanja gjendet në grupin E me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën.

Lista e Senegalit:

Portierët: Edouard Mendy (Chelsea); Alfred Gomis (Rennes), Seny Dieng (QPR);

Mbrojtësit: Kalidou Koulibaly (Chelsea), Abdou Diallo (Leipzig), Youssouf Sabaly (Betis), Fode Ballo-Tourè (Milan), Pape Abou Cissé (Olympiakos), Ismail Jakobs (Monaco), Formose Mendy (Amiens);

Mesfushorët: Gana Gueye (Everton), Cheikhou Kouyatè (Nottingham Forest), Nampalys Mendy (Leicester), Krepin Diatta (Monaco), Pape Gueye (Marseille), Pape Sarr (Tottenham), Pathe Ciss (Rayo Vallecano), Moustapha Name (Pafos Fc), Loum Ndiaye (Reading);

Sulmuesit: Sadio Mane (Bayern Munich), Ismaila Sarr (Uatford), Boulaye Dia (Salernitana), Bamba Dieng (Marseille), Famara Diedhiou (Alanyaspor), Nicolas Jackson (Villarreal), Iliman Ndiaye (Sheffield Utd)

Lista e Spanjës:

Portierët: Unai Simón, Robert Sánchez, David Raya

Mbrojtës: Carvajal, Azpilicueta, Eric García, Hugo Guillamón, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba, José Gayá

Mesfushorët: Busquets, Rodrigo, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri, Koke.

Sulmuesit: Ferran Torres, Nico Ëilliams, Yeremy Pino, Álvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati.

Lista e Holandës:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive