Kukësi është duke zhvilluar një merkato intensive në prag të ndeshjes së parë të ‘Paly-off’ përballë Trabzonsporit. Presidenti Gjici ka bërë dy goditjet e radhës, pas dy blerjeve të Smajlit dhe Dragoit kanë firmosur dje edhe Sokol Cikalleshi dhe Vilfor Hysë.
Dy sulmuesit me eksperiencë pritet ti japin jnë ton tjetër sulmit të ekipit verior që ka hasur shumë probleme në finalizim në ndeshjet e deritanishme në Evropë. Kështu pas mbërritjes së dy sulmuesve bie poshtë pista për afrimin e sulmuesit Memelli, i cili tashmë mund të quhet i Skënderbeut duke formuar dyshen me Pero Pejic. Shuma që do të përfitojnë dy sulmuesit e afruar nga Gjici nuk janë bërë publike për mediet, por flitet për shifra normale për kampionatin tonë.
Kështu, Kukësi përvec përgatitjeve për Evropën i hedh ‘dorashkën’ edhe ekipit të Skënderbeut për titullin kampion këtë edicion. Trajneri i Trabzonsporit, Mustafa Akçaj, ka folur për ndeshjen me Kukësin. Akçaj ka deklaruar se duhet të kuptojnë që nuk duhet të nisin festën pa u luajtur ndeshjet. Kukësi është një skuadër që nuk e njohim fare. Nuk kemi dëgjuar kurrë më parë për një skuadër të tillë. Por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, nuk duhet të bëjmë aventura. dy takimet ndaj Kukësit duhet t’i marrin me seriozitet. Në merkato presim edhe një sulmues për të kompletuar grupin”, ka thënë Akçaj.
/Shqiptarja.com