Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e "SAG Awards", ku Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix ishin fituesit e çmimeve për rolet e tyre si protagonistë në filmat “Judy” dhe “Joker”.
Zellweger, i kushtoi trofeun e saj yllit që portretizoi në film, të jashtëzakonshmes Judy Garland.
“Judy Garland 50 vite më vonë, i gjithë ky komunitet këtë mbrëmje mendon për ty!” u shpreh Zellweger.
Çudia e mbrëmjes ishte “Parasite”, filmi i parë i huaj që mori çmimin SAG të filmit më të mirë, një fitore historike që lartëson kështu komedinë e zezë koerano-jugore në nivelin e mundësive për Oskar.
Një tjetër element surprizues erdhi nga me fjalimet e falenderimit, të cilat përgjithësisht e shmangën politikën, me përjashtimin e Robert de Niros që u nderua në këtë mbrëmjë me çmimin e karrierës.
Çmimet “SAG Awards” fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë si dhe në grup në filmat artistikë, apo dramat televizive ose komedi.