Saimir Korreshi: Mjekët nuk kanë doreza! Spitalet nuk kanë drita, shkojnë me blic celulari në 'qenef'

 

Saimir Korreshi në fjalën e tij në parlament kritikoi sistemin e shëndetësisë dhe atë të drejtësisë.

Ai e cilësoi si qesharake dhe të dështuar reformën në drejtësi, duke theksuar problemet me vonesat në gjykata dhe mbylljet e gjykatave në rrethe. Korreshi e quajti turp të historisë së parlamentarizmit shqiptar qasjen e ndjekur nga maxhoranca pas opinionit të Komisionit të Venecias.

'Dëgjova shumë fjalime këtu. E nisën që nga reforma në drejtësi dhe përfunduan tek shëndetësia. E them me bindje që vetëm këto të dyja nuk janë për bindje.

Jemi bërë qesharak. Për atë që ndodhi. Siç presin njerëzit në gjykata. Siç janë qesharake mbylljet e gjykatave në rrethe. Si mund të thoni kemi bërë përparim në këtë fushë?! Do doja që të shkonit në gjykatë sa radhë dhe presin. Sa orë ditë apo muaj për një vendim? Po në apel? Ju e keni bërë këtë parlament a thua se e keni privat. Ajo që ndodhi me ju pas këshillit legjislacionit Komisionit Venecias është e turpshme në historinë e parlamentarizmit shqiptar.'

Sa i përket shëndetësisë, Korreshi e përshkroi si një dramë, duke përmendur mungesën e kushteve bazike në spitale, si analiza, vigona, drita, dhe madje edhe higjienë minimale.

Ai ironizoi deklaratat e qeverisë për përmirësime në sektor, duke përmendur raste konkrete si çarçafët e rinj të dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që mungojnë shërbime të domosdoshme.

Korreshi vuri në dukje se shpesh shërbimi shëndetësor kushtëzohet nga lidhjet personale, duke e quajtur të gjithë situatën një dështim të plotë.

'Nuk e di çfarë paralelesh jetojmë ne. Që marrim shërbime në ato pseudo spitale që kemi. Janë dy qëndrime diametralisht të kundërt. Para një jave ministrja e shëndetësisë solli çarçafë në spitalin e Lushnjës. Si mund të themi për mjekësi falas, kur këtu nuk jepet shërbimi minimal as në urgjencë, nuk bëhet analizë. Çdo me thënë kjo? Foli dikush këtu për flotë ambulancash. Pastaj mori guximin për flotë helikopterësh. Shikoni në spitale si e marrin serumin. Ndonjëherë nuk ka vigon. Edhe vigone do marri njerëzit. U fol këtu, deri dje tha mjekët ishin me xhupa. Sot nuk ka doreza. Është dramë. Keni shikuar si shtrohet një i sëmurë në ato spitale.

Atje nuk ka fare drita nuk ka poça hiç. Shkojnë me dritë celulari në qenef. Deri këtu është shëndetësia. Për cilën shëndetësi flisni? I kenë para ambulatorët e lagjes si janë. Ke frikë të hysh atje se nuk punohet. Ju thoni kemi hequr xhupat. Edhe mjekët që janë në pension edhe aty mezi lidhni kontrata se kanë bindje të djathta. Imagjino të thuash po japim ushqim në spitale. Duhet surrat ti thuash njerëzve po bëj shëndetësi. Si ka mundësi? A vizitohet njeri po nuk pati mik?'


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur