Saimir Pirgu këndon "Dua më
shumë Shqipërinë" në Zvicë

Saimir Pirgu këndon "Dua më <br />shumë Shqipërinë" në Zvicë
ZVICËR - Në përfundim të emisionit ku e kanë ftuar, Saimir Pirgu lë vulën e tij duke kënduar këngën “Dua më shumë Shqipërinë” në shqip, me të cilën entuziazmon publikun dhe teleshikuesit e “Aschbacher show”, bën të ditur "Alb info" në Zvicër.

Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu ka qenë pak ditë më parë i ftuar në emisionin shumë popullor të televizionit publik të Zvicrës (SRF1) “Aeschbacher show”. Në një prezantim, që moderatori Aeschbacher i bëri Pirgut, u shpreh veç tjerash se ai ka bërë një karrierë “përrallore e të rrufeshme”, duke mbërritur në pak vite në lartësinë e yjeve të operës së sotme botërore.

“Saimir Pirgu feston suksesin e tij në festivalin e Salzburgut, Austri. Ndërkohë, sot, Pirgu 31-vjeçar është bërë tashmë tenor i famshëm. Pak ditë më parë ai ka kënduar në krah të Plaçido Domingos dhe Diana Damrau në shtëpinë e operës të Nju Jorkut “Metropolitan”, ndërsa gjatë muajit maj ai është i pranishëm në shtëpinë e operës në Zyrih me “Traviata”-n e Verdit”, u tha paraprakisht për të në emision.

Në emisionin e përmendur, Pirgu imponohet me spontanitetin e tij dhe thjeshtësinë prej artisti të madh, që nuk i pëlqen pozat, por paraqitet ashtu si është. Ai, duke folur me një gjermanishte të mirë, evokon fillimet e tij në muzikë, në Shqipërinë komuniste, kur e kishin zgjedhur të shkollohej për violinë. Por më vonë ai ka parë se violina nuk kishte qenë zgjedhja e tij dhe ka zbuluar pasionin e madh për këndimin operistik.

Pirgu më tutje flet për kohën e fillimit të studimeve në Bolzano (Bozen) të Tirolit jugor (Itali) për peripecitë e tij si një student i varfër nga Shqipëria. Por, në sajë të angazhimit dhe talentit të rrallë; ai shumë shpejt mbaron shkollimin muzikor. Madje, aq shpejtë sa që edhe prindërit e tij, laikë në muzikë, dyshojnë se mos ai po merrej me punë të këqija, atje në Itali.

Sidoqoftë, Saimiri i bind ata se është bërë këngëtar i operës, vetëm kur i fton të marrin pjesë si shikues në festivalin e Salsburgut. Në përfundim të emisionit, Saimir Pirgu lë vulën e tij, duke kënduar këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, me të cilën entuziazmon publikun dhe televizionin.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi