Saimir Pirgu koncert për
Sindromën Down në Shqipëri

Saimir Pirgu koncert për<br />Sindromën Down në Shqipëri
Tenori me famë botërore Saimir Pirgu pas disa ditësh do të jetë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në një koncert për qëllime bamirësie.

Koncerti që e sjell tenorin Saimir Pirgu në Tiranë është në mbështetje të  Doën Syndrome Albania. Në këtë koncert, 25 tetor, që do të dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do të shoqërohet dhe nga artistë të tjerë të njohur.

Tenorin do ta shoqërojnë Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Tenori Saimir Pirgu vjen në Tiranë pas marrjes së çmimit prestigjioz “Pavaroti i Artë” për vitin 2013.

Ky çmim iu dorëzua para disa kohësh gjatë një ceremonie të zhvilluar në teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistët dhanë edhe një shfaqje për të mbledhur fonde për bamirësi.


Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print) në datën 15.10.2013
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë