Saimir Pirgu kthehet operan e Los
Angelos në 14 dhe 16 gusht 2014

Saimir Pirgu kthehet operan e Los<br />Angelos në 14 dhe 16 gusht 2014
Gjatë dekadës së fundit, tenori shqiptar Saimir Pirgu është bërë një pjesë e domosdoshme e jetës muzikore në Shqipëri dhe jashtë vendit. Përgjatë kësaj periudhe, audienca ka dëshmuar zhvillimin e Pirgut, nga një këngëtar i talentuar në një interpretues të kalitur të klasit botëror.
 
Në sezonin aktual tenori Saimir Pirgu vazhdon në trajektoren e karrierës e cila filloi me urdhër të Maestro Claudio Abbado. Gjatë kësaj periudhë shumë të tjerë kanë mbështetur dhe kanë ndikuar në forimin e Pirgut, por një ndikim të veçantë pati James Conlon. Ai dha mundësinë tenorit të debutonte në SHBA në shtator 2008 si “Rinuçia” në operan e Los Angelos-it. Pas kësaj, Pirgu u shfaq në vjeshtën e 2011 si Ferrando në “Così fan tutte”.
 
Përveç kësaj, ai ka punuar me Maestro Conlon në Festivalin “Ravinia”, edhe në Così (në verën e 2010) , dhe për t’u rikthyet verën që vjen në një tjetër rol të Mozartit si Don Ottavio në “Don Giovanni” (14 dhe 16 gusht, 2014). Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar më parë për “Makbethin” në “Maggio Musicale Firence” (qershor 2013) .
 
Tani ai kthehet në Los Anxhelos si Edgardo në një prodhim të ri të Lucia di Lammermoor, i cili fillon më 15 mars, ndërsa shfaqjet pasojë në 20-23-26-29 mars dhe 6prill. Pirgu e ka rezoluar këtë rol edhe me parë në Hamburgische Staatsoper dhe Operan Kombëtare të Uashingtonit, ku edhe është duartrokitur.
 
Audienca në Kaliforni do të ketë mundësisë të shohë Saimir Pirgun duke performuar Alfredo-n në “La Traviata” në Operën e San Franciskos, ,një rol që ai performoi edhe së fundmi në Operën “Metropolitan”.
 
Këtë sezon, Saimir Pirgu fitoi çmimin e parë "Pavarotti d'Oro".

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris