Tenori shqiptar me famë Botërore Saimir Pirgu është nominuar nga kritika botërore për çmimin më prestigjioz muzikor “Grammy AWards 2017”.

Pirgu ka postuar një status në facebookun e tij ku shprehet konkretisht rreth nominimit.

“Jam shumë i gëzuar që opera “King Roger”, shfaqur në operën mbretërore të Londrës, është përzgjedhur si "Regjistrimi më i mirë operistik " per çmimin Grammy AWards 2017. Urime të gjithë kolegeve të mi dhe le të shpresojmë për Gammyn. Jam i surprizuar edhe nga kritika botërore që e ka zgjedhur si në pesë produksionet më të mira”, shkruan Pirgu.

Sipas tij për këtë çmim kanë garuar rreth 1 mijë produksione, ku në garë kanë mbetur pesë albume, ku janë të nominuar më të mirët. Mes të nominuarëve është opera “Krol Roger”, ku rolin kryesor e ka Saimir Pirgu.

Opera “Krol Roger”, me regjisor Kasper Holten e me dirigjent Antonio Pappanin, e me producent Jonatahn Allen është vënë në skenë në Royal Opera House në Londër, ku kritika e quajti interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu Brilnat.

 Tashmë kjo opera është nominuar në kategorinë “Best Opera Recording”, për çmimin prestigjioz “Grammy”. Pas këtij rezultati Saimir Pirgu është shqiptari i parë i nominuar për këtë çmim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)