Saimir Pirgu, tenori fisnik
që shkëlqeu në Los Angeles

Saimir Pirgu, tenori fisnik<br />që shkëlqeu në Los Angeles
TIRANE- Opera e Los Angeles zgjodhi për projektet e marsit që të zbulojë një prodhim të ri të operës më të njohur Donizetti, “Lucia di Lammermoor”, ku në rolet  kryesore ishte uzbekistania e lindur në Rusi, sopranoja Albina Shagimuratova dhe tenori lirik shqiptar, me famë në botën operistike, Saimir Pirgu. Sipas shtypit kalifornian thuhet se: “Në këtë natë operistike, diva e roleve të larmishme Shagimuratova, ishte me të vërtetë një fenomen, në trajtimin e pasazheve të qetë, pjesën Legato dhe me një përsosmëri në gjithë dukjet e saj. Dirigjenti Conlon nuk ka bërë shkurtimet tradicionale në rezultatin muzikor, duke bërë që sopranoja Shagimuratova të sillte një shfaqje tipike të shekullit të XX”. Kështu shkruan Standard Repertory në broshurën e Opera Warhorses në Los Angelos.

Duke vendosur veten si një soprano mbizotëruese në botë, Shagimuratova ishte shfaqur në Kaliforni më parë si Mbretëresha e Natës në operën “Magic Flute” në Sunny Matinee Day në janar të 2009-s dhe në operan “Rigoletto” Magnifico në San Francisco në shtator të 2012-s. “Sa brilantë ishin” Lucia- sopranoja Shagimuratova dhe Edgardo Donizetti-tenori Saimir Pirgu para një audience entuziaste në Dorothy Chandler Pavilion, ishte një triumf i i vërtetë dhe i qartë” vazhdon më tej “Standard Repertory”. Opera Donizetti është një shembull i shkëlqyer sesi kompozitori italian, veçanërisht Donizetti dhe partnerja e tij më e re bashkëkohore interpretojnë, Verdin, (që jetoi pas Donizettit më shumë se gjysmë shekulli) lidhur me heronjtë meshkuj të letërsisë romantike dhe poezisë, ilustruar nga veprat e Gëtes, Bajronit dhe Scott, duke përdorur tone drithëruese për të prodhuar nota kumbuese dhe me zë të lartë.

Lucia, partnerja e jetës me Edgardon, para audiencës skrupuloze në Dorothy Chandler Pavilion, arritën për të bërë publikun të ngrihet në këmbë, të duartrokasë dhe thërras “bravo”. “Pirgu, me interpretimin e tij brilant ngjall kujtime të pashlyeshme të fisnikut të ri të dëbuar, një vetë -shkatërrues dhe dashnor i pasionuar”, sipas “Standard Repertory”. Ajo ccka e ka bërë edhe më brilante këtë opera është kostumografia me veshje të shekullit XIX-të, duke përforcuar imazhin Pirgut si një hero quintessential Byronik. Tenori Saimir Pirgu, në këtë preformancë ka një zë lirikë me një peshë të përshtatshme për këtë rol romantik të një tenori epoke. Pjesë e tij ishte e paprerë, duke përfshirë restaurimin “Testosterone” – që nxiti në skenë një shkëmbim të dhunshëm mes Edgardos dhe vëllait Lucia -s, Enrico-s (që këndohen në mënyrë efektive nga baritoni Stephen Pauell).

Sipas mediave, rolet e Pirgut deri më sot në Los Anxhelos kanë qenë rolet e shkurtra dhe të zjarrta si: Rinnuccio e “Puccinit”, Gianni Schicchi tek  “Woody Allen’s L. A” dhe “Byronic bad boy” Ferrando i Sir Nicholas Hytner’s nga Mozarti “Cosi fan Tutte”. Dy protagonistët kryesorë të operës, Shiguratimova dhe Pirgu janë aktorë të zgjuar dhe ishin fizikisht të besueshëm si të dashuruar të rinj, të tërhequr me njëri-tjetrin në një kohë, kur secili ishte nën stresin ekstrem psikologjik. Në fund “Standard Repertory” shkruan se nuk duhet kurrë të humbisni rastin për të parë “Lucia di Lammermoor ” edhe nëse biletat janë të shtrenjta, arsyeja  prania e Shagimuratova dhe Pirgut në rolet kryesore dhe muzikës së James Conlon. Opera “Lucia di Lamermoor” do të vazhdojë të jepet dhe për disa shfaqje të tjera deri më 6 Prill 2014 në Dorothy Chandler Pavilion, shtëpia e Operës në Los Angeles .
 
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës