Saimir Strati thyen rekordin
Gines me shqiponjën

Saimir Strati thyen rekordin <br />Gines me shqiponjën
TIRANE - Një shqiponjë e pazakonshme dhe e paparashikuar zyrtarisht është shfaqur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Autori i disa rekordeve Gines, Saimir Strati, ka konkurruar sërish me artin e mozaikut, por këtë herë me veprën Shqiponja e Flamurit të Pavarësisë.

Projekti ka nisur si një iniciativë private, me një ide origjinale të artistit Strati, të cilën e realizoi në këtë 100-vjetor të pavarësisë. Saimir Strati nisi të realizonte shqiponjën e flamurit në fillim të muajit Nëntor, duke pretenduar që me të hyjë sërish në librin Gines. Pikërisht një ditë para festës së Pavarësisë, vepra e Saimir Stratit e theu rekordin në një zhanër arti tepër specifik.

Tashmë Shqiponja e Flamurit Kombëtar e bërë me kokrra fasuleje ka zënë vend në Librin e rekordeve Gines, si vepra më e madhe e punuar me kokrrat e fasules. Kjo vepër është vendosur dhe realizuar në Hotel “Prishtina”, në kryeqytetin e Kosovës. Për të realizuar Shqiponjën e Flamurit të Pavarësisë dhe tyer rekordin, artisti Strati ka përdorur mbi 620 kilogramë fasule, afër 1 milion e 350 mijë kokrra. Krijuesi i shqiponjës në mozaik ka thënë se ky ishte misioni i tij personal, si dhuratë që ka dashur t’i bëjë Kosovës.

“Erdha me një mision personal në Kosovë që të jap diçka nga shpirti im dhe për flamurin e kombit”, thotë Saimir Strati, duke shtuar se zgjodhi 100-vjetorin dhe flamurin “për t’u dhënë një mirënjohje nga Shqipëria për të gjithë kosovarët dhe sakrificat e tyre”. Për Stratin ky rekord është “një dhuratë për gjithë popullin kosovar.” Annabel Lavvday, përfaqësuesi i Gines, e ka kryer në formë zyrtare procedurën e matjes së tentativës për të thyer rekordin. “Jam e gëzuar që jam në këtë qytet të bukur si Prishtina,ku po shoh se është bërë mozaiku rekord”, thotë ajo.

Mozaiku më i madh me fasule ka qenë në Kinë, me 60 metra katrorë i krijuar në vitin 2009. Tash, Saimir Strati ka krijuar 63 metra katrorë. Kështu që konfirmoi se ky është rekordi i ri Gines”, u shpreh përfaqësuesja e Ginesit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi