“Nuk mundet gjykata e prokuroria të abuzojë për avokatët kryesisht ndaj trafikantëve të drogës” u shpreh Sajmir Visha.
Shteti shqiptar harxhon para duke paguar avokat kryesisht për trafikantë droge dhe persona të botës së krimit dhe pse ata kanë miliona euro pasuri.
Këtë shqetësim e ngriti kreu i Avokatëve Penalistë Saimir Visha në një konferencë të kësaj dhome organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë.
‘Kur një trafikant droge, armësh e qëniesh njerëzore i cili ka 5 pallate apo shtëpi dhe miliona euro në bankë kërkon avokat kryesisht. Që në fazën e hetimeve dhe në gjykim. Çfarë do të thotë avokat kryesisht, kur ligji e ka përcaktuar se, avokati kryesisht është vetëm për njerëzit në nevojë” u shpreh ai.
Po ashtu Visha kërkoi nga ministri Manjani dhe mbështetjen e tij për shqetësimin e avokatëve në lidhje me pagat e referencës.
Për ministrin Manjani drejtësia penale ka mjaft probleme çka kuptohet dhe nga fakti se gjysma e të burgosurve në Shqipëri janë ende të padënuar.
“Sot në sistemin tonë më shumë se gjysma e personave të izoluar janë persona të padënuar ende. Pra nën hetim, që do të thotë se sistemi penal e drejtësia penale ka probleme” tha Manjani.
Avokatët shprehen mbështetjen për Reformën dhe kërkuan miratimin e reformës në drejtësi siç ishte parashikuar brenda vitit 2016, pasi sipas tyre miratimi i reformës do të rregullojë dhe statusin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO