Një atentat i sajuar, për qëllime personale. Kështu ka rezultuar ngjarja e 12 majit në qytetin e Vlorës, ku automjeti 'Golf' u bë "shosh" nga plumbat, por asnjëri prej tyre nuk kapi drejtuesin e mjetit, Romarjo Aliraj.
Pas hetimeve të kryera, Policia ka dalë në përfundim se ky atentat ka qenë i sajuar nga Aliraj dhe bashkëpunëtor i tij i identifikuar me iniciale A.V. ,të cilët janë arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu. "Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike", njofton Policia.
Burime për gazetarin Armand Xhelili, bëjnë me dije se Romarjo Aliraj së bashku me 51-vjeçarin e kanë sajuar këtë atentat me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e Bashkimin Europian. Dëshmitë e tyre, por edhe vetë skema e atentatit, kanë shtuar dyshimet e policisë që kishim të bënim me një ngjarje të sajuar, e cila u verifikua më pas nga provat e gjetura.
Mbi Romarjo Alirajn rëndojnë dy disa akuza: "Kallëzimi i rremë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve". Ariraj, më 1 qershor i ishte caktuar nga Gjykata masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", por ditën e djeshme ai u konstatua nga blutë e qytetit bregdetar duke lëvizur në qytet.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e tij, 51-vjeçarin A. V., për të cilin ende nuk dihet qartë roli i tij në këtë ngjarje, rëndon akuza për veprën penale "Kallëzimi i rremë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".
Romarjo Aliraj, autor i atentatit të sajuar
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar
1 Shtator, 10:08
-
Vlorë/ Grumbulluesit ulin çmimin e qumështit, blegtorët: Me 120 lekë/litri, nuk mbulojmë shpenzimet! Do shesim bagëtitë
14 Janar, 15:27
-
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina! Dy të plagosur, ambulanca niset drejt vendngjarjes
30 Mars 2023, 17:22
-
Merr flakë në lëvizje makina në Novoselë, brenda ndodhej dhe një fëmijë! Ndihma e parë i jepet nga një turiste (VIDEO)
30 Prill 2022, 18:15
-
Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë
12 Dhjetor 2021, 07:23
-
Rama tha se punimet për aeroportin nisin më 28 nëntor, banorët e Akërnisë: Aeroporti i ri i Vlorës do sjellë zhvillim
30 Tetor 2021, 12:59
-
Vjosa po u ‘grabit’ tokat bujqësore në Novoselë, fermerët: Gjendja është katastrofale, shteti të ndërhyjë
27 Tetor 2021, 20:37
-
12 fshatra të Novoselës hedhin plehrat në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, problematika prej 3 vitesh, banorët: Kanë ndotur edhe ujin, nuk e pimë dot
25 Tetor 2021, 13:10
-
Organizonte lojëra fati në një lokal në Vlorë, në pranga 29-vjeçari
28 Korrik 2021, 13:01
-
Pasioni për të krijuar ‘mund’ problemet me shëndetin, artizani me aftësi ndryshe në Vlorë, art me materiale të riciklueshme: Rrezikoj të humbas shikimin
6 Qershor 2021, 14:56
-
Gjiknuri me banorët e Novoselës: Do të investojmë 8 milion euro për ujësjellësin! Projekti i rradhës, ndërtimi i sistemit të ujitjes (VIDEO)
30 Mars 2021, 10:31
-
Mbi 50 klandestinë në Adriatik/ Shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, sirianët tregojnë për një shtëpi dykatëshe në Novoselë
12 Janar 2021, 15:13
Dukesh ky qe ishte golaxhi kur doli ne TV me intervisten qe dha, do te iki se u mbyllen llotot.Keta parazit nuk bejne hajer as ne shqiperi as jashte.
PërgjigjuO romario Po Pse kshu do ta beje golin ore fshatar e kishe pregatitur skemen po dole bllof tani do e paguash kujt ja ke futur ?? Ose do vije ne europ te kerkoje azil Po nuk ka dal na nje fshatar i zgjuar te rall jan. Vetem ata nga lumi vlores jan te zgjuar
Përgjigju