Champions/ Liverpuli shënon 5 gola dhe prek finalen, Romës i duhet një tjetër mrekulli

Champions/ Liverpuli shënon 5 gola dhe prek finalen, Romës i duhet një tjetër mrekulli

Ndeshja Liverpul-Roma

Liverpuli është me një këmbë në finalen e Champions League pas fitores përballë Romës me rezultatin 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që u zhvillua në Angli. Edhe pse do të udhëtojë javën tjetër në Itali me një rezultat të mirë, Liverpuli i frikësohet asaj që i ndodhi Barcelonës, por Romës i duhet që të bëjë një tjetër mrekulli.

Liverpuli e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Salah, ish-romanist. Në pjesën e dytë të besuarit e Klop shënuan edhe tre gola të tjerë me autorë Roberto Firmino dy herë dhe Mane.

Atëherë kur të gjithë menduan se kapitulli u mbyll, Roma u zgjua duke shënuar dy gola dhe rihapur gjithçka. Golat për Romën u shënuan nga Dzeko dhe Diego Perotti me penallti në katër minuta. Në minutat e mbetura të pjesës së dytë, Roma tentoi sërish që të ngushtonte diferencën, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë pas një jave në shtëpi...

Ora 22:48
Champions League, Liverpuli shënon 5 gola dhe prek finalen
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

    Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg