Salcat e yndyrshme,
ilaç për zemrën

Salcat e yndyrshme,<br />ilaç për zemrën
Të zgjedhësh një salcë me pak yndyrë mund të ndihmojë që ju të mos fitoni peshe, por kjo mund të bëjë që ju të humbisni shumë nga benefitet që ajo sjell.

Nga kërkuesit është zbuluar se salca e pasur me më tepër yndyrë e ndihmon trupin që të thithë më tepër karotenoide që përbëjnë perimet pasi kjo ka rëndësi pasi ul rrezikun nga shumë sëmundje përfshirë këtu edhe sëmundjet kanceroze apo ato të zemrës.

Kërkuesit kanë ushqyer 29 njerëz më sallatë të pasur me yndyrë, qoftë kjo vaj ulliri apo vaj misri. Më pas sallata është përzjerë me 3, 8 apo 29 gramë nga yndyra e salcës për sallatë për të parë ndryshimin që do të bëhej.

Pjesëmarrësit në testim bënë testin për presionin e gjakut për të parë sesi e kishin sasinë e karotenoidit, i cili ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceroze. Nga kërkimi dhe nga rezultatet doli se personat, të cilët kishin konsumuar sallatë me më tepër yndyrë kanë thithur më tepër karotenoide.

Përfundimi i këtij kërkimi është publikuar në gazetën “Molecular Nutrition dhe Food Research”. Profesori Mario Ferruzzi është shprehur: “Nëse doni të merrni më të mirën nga frutat dhe perimet atëherë duhet që ta pajisni salcën tuaj me më tepër yndyrë në të”.

(Shkirmi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com)
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi