Sali Berisha dhe Ruli në SPAK për aferën CEZ, dosja e plotë me provat dhe 14 të kallëzuarit e tjerë

TIRANË- Dosja CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro, është referuar më në fund për shqyrtim dhe hetim në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka në kompetencë goditjen e korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara, përpos kallëzimit të gjyqtarit Lazër Sallakut, i cili mbylli dosjen me kërkesë të Prokurorisë, i kërkon SPAK-ut sekuestrimin të gjithë dosjes CEZ, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë etj. Ndërkaq, në dosjen e referuar nga Kuvendi janë të kallëzuar edhe Shkëlzen Berisha si dhe ish-ministrat Ridvan Bode dhe Florion Mima. 

Në kallëzimin prej 58 faqes të siguruar nga Report Tv, referuar së fundmi në SPAK, Kara rendit të gjitha shkeljet, rrethanat, favorizimet, provat dhe lëvizjet para, gjatë dhe pas shitjes së 75 % OSSH nga qeveria Berisha tek CEZ, ndërsa i kërkon SPAK-ut një hetim të plotë të aferës CEZ si dhe njerëzve të drejtësisë që mbyllën dosjen. “I nderuar Z. Kraja, në përfundim të parashtrimit të ankesës sime, unë kërkoj që, nga ana juaj, të verifikohet në mënyrë të hollësishme procesi i privatizimit të OSSH-së... Një hetim i plotë i kësaj afere patjetër që do të çonte edhe në zbardhjen e mjaft aferave të tjera të kryera në sektorin energjetik shqiptar. Jam i sigurt se, përveç veprave penale të zbuluara prej meje, një investigim i plotë i kësaj çështjeje, do të çojë në zbulimin e të tjerave veprave penale, që kane të bëjnë me këtë procedurë privatizimi, si dhe me pasojat e saj”, thuhet në kallëzim. 

Sipas nenit 135 të Kushtetutës, akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha, ish-ministrave dhe ish-zëvendësministrave të tij duhet të verifikohen nga SPAK-u dhe Gjykata Speciale, jo nga prokuroria dhe gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ky është edhe një nga argumentet që Kara ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Sallaku, pasi ka vendosur mbylljen e një dosje, e cila për shkak të cilësisë së disa prej të kallëzuarve, ishte në kompetencë të Gjykatës Speciale. 

Në kallëzimin e referuar në SPAK, Kara thekon se “prokuroria dhe gjykata kanëe dështuar që të bëjnë një hetim të plotë dhe të gjejnë prova në mbështetje të fakteve të konstatuara nga unë, duke mos analizuar të gjitha momentet e kallëzimit tim dhe duke mos pyetur të gjithë personat e kallëzuar si dhe të tjerë që kane lidhje dhe kanë dijeni për këtë aferë. Prokuroria nuk ka verifikuar destinacionin përfundimtar të parave, të cilat Nuel Kalaj i ka marrë në mënyre të pajustifikueshme nga banka (6.8 milionë euro), veprim të cilin e ka konstatuar edhe komisioni hetimor parlamentar dhe që vetë Nuel Kalaj e ka pranuar publikisht”. Në kallëzim thuhet se gjykatësi Sallaku, disa ditë para mbylljes së dosjes CEZ, mbylli edhe një dosje tjetër në favor të PD, duke iu referuar dosjes së Lulzim Bashës për lobimin 


Të kallëzuar për aferën CEZ nga Romeo Kara 

1.    Sali Berisha, ish kryeministër 
2.    Nuel Kalaj, sekser;
3.    Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe Kryetar i Komitetit te    Konsulencës dhe Transparencës pranë METE-s;
4.    Mimoza Vokshi, anëtare e Grupit të Negocimit dhe ish drejtore në METE;
5.    Suzana Guxholli, ish këshilltare e kryeministrit Berisha;
6.    Neritan Alibali, ish z/ministër i METE-s dhe kryetar i Grupit të Negocimit me CEZ-in si dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave;
7.    Alfred Rushaj, ish z/ministër i Financave dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
8.    Fatjon Tugu, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in dhe anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave;
9.    Sherefedin Shehu, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
10.    Asllan Sherra, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
11.    Viktor Gumi, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
12.    Miran Kopani, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
13.    Bujar Nepravishta, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
14.    Durim Kraja, ish sekretar i Përgjithshëm i METE-s dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;
15.    Engjell Qorlaze, anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave;
16.    Vasil Pano, anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave.

(Kliko këtu për të lexuar kallëzimin plotë për aferën CEZ në Prokurinë e Posaçme)

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/02/2020 08:08

    Shpresoj te mos injorohet ky denoncim nga drejtesia e re.

    Përgjigju
  • altini: 20/02/2020 18:17

    VETEM ME FAJDET E 1997,,,,DREJTESIA DUHEJ TA KISHTE DENUAR SALI KRIMINELIN ME BURGIM TE PERJETSHEM DHE sekuestro totale te pasurise te tij dhe familjes te tij,,dhe heqje e te drejtes te votimit per 50 vjet...

    Përgjigju
  • dulja: 20/02/2020 17:13

    ja dhe hajdutit te kombit po i vjen fundi ,per kete nuke deshen dretesin e re plerat

    Përgjigju
  • RROFTÉ HASHIM THAÇI LEGJENDAR: 20/02/2020 16:57

    RESPEKTE PAFUND për ROMEO KARAJ !!! Romeo Karaj duhet të Zgjidhet si MBRET i SHQIPTARËVE , sepse po LUFTON I VETËM DHËMBË për DHËMBË me MAFIEN dhe DOBIÇAT që VODHËN , VRANË , GRABITËN dhe PLAÇKITËN SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT këto 30 VJET SHKËRDHATOKRACI dhe MASKARILLIK !!! RROFTÉ ROMEO KARAJ !! RROFTÉ SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo në BOTË !! VDEKJE e HAJDUTËVE dhe DOBIÇAVE me KOLLARE

    Përgjigju
  • Arifi: 20/02/2020 16:03

    Te mos harrohet dhe dosja gerdeci,,1997,,dhe te vraret ne bulevard,,sa per vjedhje ka me mijra dosje ai hale e kombit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë