-
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin Lazër Sallakun
Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Bashën, Sali Berishën, Shkëlzen Berishë, Ridvan Boden dhe Genc Rulin
25 Prill, 10:41 -
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
Si u shkarkua nga detyra gjyqtari Lazër Sallaku që shpëtoi Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus si dhe mbylli dosjen CEZ ku të kallëzuar ishin Berisha, ish ministrat dhe Shkëlzeni.
26 Maj 2023, 17:40 -
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku del para Vetingut, gruaja 40 mijë euro dhuratë, çështjet nga CEZ, lobimet ruse te Izet Haxhia
Pas dy vitesh verifikim, gjyqtari i Tiranës Lazër Sallaku do të dalë para Vetingut për t’u njohur me rezultatet, mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Basha, Berisha, Shkëlzeni, Bode dhe Ruli .
19 Maj 2023, 19:30 -
‘Peshqit e mëdhenj’ përballë Vettingut në 2023, nga gjyqtari që i dha vulën e PD-së Berishës, Ujkashi i ‘fajdeve’ te Lazër Sallaku i ‘lobimit rus’
Procesi i Vettingut drejt fundit, gjatë vitit 2023 pritet të japin llogari para KPK-së disa gjyqtarë të lakuar për vendime dhe pasuri të dyshimta. Shkon mbi 90 numri si subjekteve që kanë dhënë dorëheqjen.
30 Dhjetor 2022, 19:45 -
Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA
Dy gjyqtarët e Apelit Alaudi Malaj dhe Shpresa Beçaj nuk e besuan dëshminë e Nicolas Muzin në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që tha se kishte marrë 500 mijë USD nga PD-ja e Lulzim Bashës, dy prokurorë hoqën rrugës akuzën e pastrimit të parave, Berisha e shpalli dosjen një trillim, inteligjenca amerikane konfirmon lobimin
16 Shtator 2022, 15:56 -
Misteri/ Si i ka harruar Vetingu gjyqtarët ‘problematikë’ Agron Zhukri, Besnik Hoxha, Lazër Sallaku dhe Shpëtime Pitaku, dosjet dhe bëmat, prej dy vitesh nën verifikim
Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm vrasësit e 21 Janarit Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, Agron Zhukri i dorëzoi PD-në Berishës, Lazër Sallaku mbylli dosjen CEZ dhe dosjen e Bashës për lobimin rus, Shpëtime Pitaku u kallëzuar për fshehje e 1 milionë euro pasuri
8 Prill 2022, 18:05 -
Azilantë, me motoskaf dhe dhurata, ja kush janë 3 gjyqtarët që dënuan Izet Haxhinë dhe shmangën dëshminë e Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit, lidhjet me PD-në
Tre gjyqtarët e dosjes së Azem Hajdarit u emëruan nga Presidentët e PD-së Topi dhe Nishani, Lazër Sallaku mbylli dosjen CEZ ku i kallëzuar ishte Berisha si dhe dosjen e lobimit rus të Bashës, Kastriot Gramshi mori azil me pretendimin se ishte nën presion nga grupet kriminale.
16 Shkurt 2022, 14:46 -
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
Organet e Vetingut rinisin punën pas pushimeve për festat e fundvitit, Kuvendi u shtoi stafin, çështjet më të ‘nxehta’ në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ku do vendoset për gjyqtarët VIP.
5 Janar 2021, 15:59 -
Lista e re me 118 gjyqtarë dhe prokurorë në Veting, nga Sallaku që mbylli dosjen e Bashës dhe CEZ deri tek Ibrahim Hoxha i dënuar për afera
Vetingu zbret në shkallën e parë të drejtësisë, në Veting edhe gjyqtari i 21 Janarit Besnik Hoxha si dhe gjyqtari Ded Miri i dënuar në vitin 1976 për vjedhje
16 Qershor 2020, 18:01 -
Sali Berisha dhe Ruli në SPAK për aferën CEZ, dosja e plotë me provat dhe 14 të kallëzuarit e tjerë
Përveç kallëzimit të gjyqtarit Lazër Sallaku që mbylli dosjen, Rome Kara i kërkon kreut të SPAK-ut hetimin e privatizimit të OSSH ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Berisha, me ish-ministrin Ruli disa ish-zëvendësministra dhe drejtorë
20 Shkurt 2020, 15:16 -
Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë
Roli i dy ish-presidentëve të PD në emërimin dhe transferimin në Tiranë të gjyqtarit që mbylli dy dosjet e bujshme, pasuria nga motoskafi kur ishte inspektor i KLD-së tek marrëveshja me ish-bashkëshorten e dytë për t’i marrë një apartament 86.3 m2
12 Shkurt 2020, 13:57 -
Disa e-maile dhe 50 pyetje për rolin e Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj në dosjen CEZ, provat që u injoruan nga drejtësia
Nga mosverifikimi i tabulateve telefonike deri tek injorimi i e-mail-eve të Nuel Kalaj ku tregon rolin e tij si sekser, pistat elementare që nuk u hetuan për identifikimin e përgjegjësve të aferës CEZ.
10 Shkurt 2020, 19:33 -
Dosja e gjyqtarit që mbylli aferën ‘CEZ’ shkon në zyrën e Artur Metanit, rrezikon deri në shkarkim nga detyra
Inspektorati i Lartë Drejtësisë do të verifikojë vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që mbylli dosjen CEZ, nuk u verifikuan tabulatet telefonike të Berishës me Nuel Kalajn, të kallëzuarit ishin objekt i SPAK-ut
10 Shkurt 2020, 13:54 -
Ekskluzive/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Manovrat e drejtësisë për mbylljen e aferës 400 milionë euro të qeverisë Berisha, gjyqtarit Lazër Sallaku ia kalon peshën përgjegjësisë 5 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë që vulosën shfajësimin e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të PD
8 Shkurt 2020, 13:34 -
Ekskluzive/ Zbardhet arsyetimi për mbylljen e dosjes CEZ, ja si gjyqtari Lazër Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra (Kuvendi e apeloi)
Vendimi i arsyetuar për mbylljen e dosjes CEZ, prokuroria, Gjykata e Lartë që u shkri nga Vetingu dhe gjykatësi Lazër Sallaku në unison për mbylljen e aferës me kosto mbi 400 milionë euro. Ja çfarë mendon gjyqtari për rolin e sekserit Nuel Kalaj, e-mailet komprometuese, tërheqjen e 6.8 milionë eurove në Tiranë dhe ‘zhdukjen’ nga Shqipëria
7 Shkurt 2020, 11:50 -
Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.
6 Shkurt 2020, 12:23 -
30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku, përpjekjet 3-vjeçare për mbylljen e aferës 400 milionë euro
Të gjitha veprimet korruptive të qeverisë Berisha për të favorizuar CEZ në dëm të shqiptarëve, roli misterioz i sekserit Nuel Kalja në mbylljen e pazareve, marrja e 7 milionë eurove dhe largimi nga Shqipëria
25 Janar 2020, 12:49 -
I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'
Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
24 Janar 2020, 16:13 -
Zbardhet vendimi për pushimin e çështjes 'lobimi rus për PD'/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij
Report Tv zbardh vendimin e gjykatës që pushoi çështje për dosjen e “dosje të lobimit rus të PD” të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.
17 Janar 2020, 14:31 -
Bollino: Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç (i penduari) amerikan
Teksa Gjykata pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Basha, Ristanit dhe financierit të PD-së, Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste.
14 Janar 2020, 14:34