Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët

Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.

Investigimi i Report TV është më seriozi që mund të bëjë një medie në kushtet e informacionit me burime publike. https://shqiptarja.com/lajm/investigimi-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-neswr-dosja-me-fakte-nw-report-tv

Edhe me aq provohet qartë se rrëmbimi i asaj prone ka qenë objektiv i pushtetit të tij. Operacioni ka filluar tre muaj pasi Berisha ka ardhur në pushtet dhe është ndjekur dhe mbështetur në çdo hap me firmën e tij dhe vartësve të tij, duke bërë të mundur jo vetëm që toka e shpronësuar një herë nga italianët të rikthehej tek ata që e kishin shitur, por dhe në fund të operacionit, për shkak të “firmës” së Berishës dhe pushtetit të tij, dhëndri i vet, të përfundojë nga një pronar me 1/64 e pronës së pretenduar, në një pronar me 35 për qind të pasurisë së prodhuar nga kjo pronë.

Diferenca mes 1/64 dhe 35 për qindëshit është afërsisht 33,5 për qind e pasurisë, që i bie se është taksa e pushtetit të Berishës në favor të vajzës së tij, përfaqësuar nga dhëndri, mbi ortakët e tyre.

Pra me firmën dhe pushtetin e Sali Berishës, përveçse është kthyer në mënyrë të paligjshme një tokë për 64 pretendues, në fakt këtyre 64 pretenduesve u është marrë dhe 33.5 për qind e vlerës, si taksë pushteti për dhëndrin e Berishës.

Fakti që ata kanë ulur kokën dhe e kanë pranuar, tregon qartë se e dinë që dhe ajo pjesë që kanë marrë nuk u takon, ndaj kanë pranuar këtë poshtërim.

Kjo është një skemë klasike zhvatje e tokave, e përdorur dhe në raste të tjera në Vlorë nga rrethi i njerëzve të afërt të djalit, ku i janë kthyer mijëra hektarë tokë në mënyrë të diskutueshme një familje të madhe, duke dorëzuar pas një sasi të madhe për sekserët.

E njëjta skemë është përdour dhe me tokën në Ksamil, ku dy shokët e ngushtë të djalit Sali Berishës dalin me nga 30 hektarë tokë, edhe pse janë nga Kala e Dodës me origjinë.

E njëjta praktikë e konsoliduar, ku përmes firmës së Sali Berishës si kryeministër, fëmijët bëjnë biznes gjoja të ligjshëm sekserësh, është rasti i Argita Berishës me biznesmenin pakistanez që do investonte në Porto Romano, ku oferta e “avokates” Argita Berisha ishte që ai t’i jepte 3 për qind të vlerës së investimit si “success fee”, nëse ajo ja firmoste letrat tek babi i saj kryeminstër. Kjo “fee” ishte 3 milionë euro, për një firmë të babait.

Po kaq e konsoliduar si praktikë është historia e Gërdecit, ku i biri i Sali Berishës bridhte zyrë më zyrë e terrorizonte ministrat, duke i detyruar t’i raportonin dhe me faks, derisa të firmosej kontrata me kompaninë që ai do bënte demontimin. Dhe gjithë shteti ishte në dispozicion të tij, biles dhe pas masakrës, për të mbuluar gjakun e derdhur për paratë e pista të biznesit të djalit.

Do të mjaftonte hetimi i kësaj praktike korruptive të kapjes së kryeministrit nga familja për bizneset e veta, që Sali Berisha të ishte objekt hetimi si kryeministri më i korruptuar dhe më primitiv i historisë së Shqipërisë, që vë në  dispozicion të djalit, vajzës, dhëndrit dhe familjarëve të tjerë, gjithë strukturat e shtetit, për t’u siguruar atyre, fitime që vijnë nga fuqia e firmës së tij. Biles dhe më pis se kaq.

Për shkak të të fuqisë së firmës së tij, ai poshtëron dhe bashkëpunëtorët në korrupsion, siç është rasti i këtyre që ka “emëruar” pronarë tek klubi “Partizani”, apo rastet e Vlorës e Ksamilit, ku gjenden njerëz që pranojnë se janë pronarë dhe më shumë i japin pjesë atij që iu ofron “pronën e tyre”, se sa marrin për vete.

Rasti i Jamarbër Malltezit është i qartë. Ai ka grabitur shtetin, pastaj ka grabitur dhe ata që i ka “emëruar” si bashkëpronarë”. Falë Sali Berishës kryeministër.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervin: 17/02/2021 21:19

    Sali Berisha mbetet kampion i lidershipit ne historine e shtetit shqiptar. Ndersa Baze, M. eshte personazhi tipik i degjenerimit moral te njeriut ne shoqerine shqipare.

    Përgjigju
  • Mero ?: 16/02/2021 22:40

    Na mbyti morri serb me Berish& CO

    Përgjigju
    • katarakti: 17/02/2021 01:52

      Saliu dhe qeveria Primitive. Shume e sakte! Eshte njelloj me Albinin,njerez primitive! Shume e goditur!

  • BENI: 16/02/2021 21:45

    S.R.B..SA KRIME DHE VJEDHJE RENDOJNE MBI TY....

    Përgjigju
  • lora: 16/02/2021 21:45

    Brilante fare! Berisha eshte kryehajduti dhe dhendrri kollovar do ta haje i pari me keto pislliqe trashanike qe ka bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty