Sali Berisha i del në mbrojtje
pronarit italian të Agon Channel

Sali Berisha i del në mbrojtje<br />pronarit italian të Agon Channel
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dale ne mbrojtje televizionit Agon Channel dhe pronarit te tij italianit Francesco Becchetti per te cilin eshte leshuar urdher arresti nderkombetar. Ne nje bashkebisedim me gazetaret, Berisha e quajti kete vendim nje sulm politik te qeverise, duke e argumentuar kete me faktin qe televizoni Agon Channel ka qene kritik ndaj mazhorances. 

Megjithate, ish-kryeministri kerkoi hetim transparent dhe te ndiqen te gjitha procedurat e nese rezulton se qendron akuza e pastrimit te parave, atehere tha Berisha, te sekuestoheshin edhe kompanite e Becchettit dhe te merreshin masat sipas ligjit. 

"Televizioni i cili ka transmetuar në mënyrën më të përswritur kronikën e sarajeve të Surrelit dhe të Qiparosë. Televizioni i cili me emisionin e tij “Ça thu” u bë tmerri i vërtetë i qeverisë vetëm kohët e fundit emisioni “Ça thu” u faktoi shqiptarëve klonimin e kartave të identitetit, u faktoi regjistrimin në garazhe që nuk ekzistojnë në pallate që janë vetëm karabina të zgjedhësve të Vangjush Dakos të marrë nga fshatrat e Tiranws dhe zona të tjera. Ky televizion u përball me Ramën fuqimisht në të gjithë veprimtarinë mafioze të kreut të qeverisë. Ai nuk pranoi të censurojw lajmin mbi lidhjet kontraktuale të Ajola Xoxës me bosin e rrjetit ndërkombëtar të prostitucionit Dzanashvili. Ky televizion qëndroi me ekipin e tij të vendosur të bëjnë transparencën publikut shqiptar. Të besosh akuzën e larjes së parave kur kjo akuzë formulohet nga çorapja...Çorapja është drejtori aktual i drejtorisë së luftës kundër larjes së parave, i gjithë sistemi doganor e njeh kryefinancierin e PS me nofkën çorapja, se paratë që merrte preferonte t’i fuste jo në qese po në çorape. Ky njeri, rast unik në një vend të lirë, kurrë nga kryefinancieri i PS, nga kryefinancieri i PS u shndërrua në drejtor të agjencisë së luftës kundër larjes së parave, ju garantoj që ai është i aftë për moralin që ka të akuzojë çdo shqiptar politikisht për larje parash.  Unë i kam kërkuar prokurorisë ta hetojë, e kam akuzuar atë që flitet se i ka krijuar Dzanashvilit në transfertat e tij të dyshimta, të njoftuara nga banka në një kohë kur ja firmoste prokurat Ajola Xoxa që ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Se ligji detyron çdo noter, çdo avokat që ka dijeninë më të vogël për çdo transaksion ta notifikojë atë në drejtorinë e luftës kundër larjes së parave. Bankat e kanë bërë këtë gjë, kanë njoftuar drejtorinë para se të vinte çorapja aty, kurse kjo asnjëherë.  Ky akt i shëmtuar vjen pas dënimit të dy drejtuesve kryesore të dy drejtuesve të PD për shpifje në kundërshtim flagrant me të gjithë gjykimet për raste analoge nga gjykata e Strasburgut. Agon Channel po i  çirrte maskën çdo ditë lidhjeve të krimit të Edi Ramës, aferave të pista të kësaj qeverie. Jam që të ndiqet çdo njeri që ka shkelur rregullin financiar, që ka realizuar vërtetë larje parash, port ë jepet arresti në avanc pa verifikuar gjykata, sepse unë nuk mund të besoj denoncimet e çorapes, ato si beson njeri apo të prokurorëve të llojit Troci, nuk i beson njeri ato.  Kjo do të thotë prisni se cila do të ketë radhën tani.  Ky në fund do të përfundojë vetëm me Filip Cakullin.  Ai ka një problem psikik shumë të rëndë, ai është tmerrësisht sensibël dhe vunerabël psiqikisht ndaj kritikave. Ai vetëm se i tha një gazetar i Agon Channel se ka rënë në duart e mafies desh u rrah me të", - u shpreh Berisha.

Një ditë më parë djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha ka reaguar pas sekuestrimit të Agon Channel, duke pohuar se ky është i vetmi televizion opozitar në vend. Shkëlzen Berisha shkruan në Facebook se akuza e pastrimit të parave është një akuzë e rëndë por njoftimet e deritanishme thotë ai nuk shoqërohen me dokumente konkrete. Po për këtë çështje ka pasur një reagim edhe ish kryetarja e AMA Endira Bushati e cila ka deklaruar se pas 10 vitesh shteti u kujtua që Beketi pastron para. Sipas saj ky sulm lidhet me faktin se emisioni investigative “Ça thu”, po denonconte vjedhjen e votës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja