Sali Berisha ka vetëm dy rrugë! Do të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë

Sali Berisha ka vetëm dy rrugë! Do të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë

Sali Berisha

Berisha duket se e ka bërë mendjen top. Do ta bëjë demonstrimin e paralajmëruar në datën 6 dhjetor, me synimin “për të sensibilizuar Perëndimin mbi klikën e korruptuar që qeveris Shqipërinë”, në një kohë që i vetmi politikan shqiptar, të cilin Perëndimi e ka shpallur të korruptuar, është Berisha vetë. Dhe jo vetëm e ka shpallur të korruptuar e të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, por edhe e ka ndëshkuar me izolim për këtë shkak.

Asnjë ambasador i Perëndimit nuk pranon t’i japë dorën. Kuptohet pra se qëllimi i vërtetë i protestës është krejt tjetër, është t’i thotë Europës se “goditja, damkosja, turpërimi e ndoshta gjykimi i tij nuk zgjidhin gjë, përkundrazi, e ndërlikojnë situatën, dhe se paqja e stabiliteti në Shqipëri varen prej tij”.

Paradoksalisht, është nga të rrallat rrethana, kur unë e kuptoj Berishën. Atij i është ngushtuar hapësira. Në fakt, i kanë mbetur vetëm dy rrugë: 1. të dorëzohet apo të humbasë, dhe për rrjedhojë të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë, ku e ka edhe vendin; 2. të rezistojë deri në fund me shpresën se mund të shpëtojë diçka. Ai ka zgjedhur këtë të dytën.

Dhe as që ka ndërmend të kthehet mbrapsht. Ndoshta një zë i brendshëm, por edhe familjarët e tij, janë duke i thënë se me rrugën që ka zgjedhur qederi do të jetë gjithsesi më i madh sesa qari, por atij në këtë situatë nuk ia ka qejfi të bëjë llogari. Llogaritë e bezdisin. Sepse nuk i dalin ashtu si ai do donte. Erërat që fryjnë nuk i ka në favor. Koha nuk punon për të.

Nuk i kanë mbetur më aleatë. Është më i izoluar se kurrë e se kushdo tjetër. Ka mbetur vetëm me ata shqiptarë që e mbështesin. Nuk janë shumë, por janë aq sa i duhen për të organizuar edhe një gjurulldí tjetër të madhe, mbi bazën e devizës së njohur: Après moi, le deluge (pas meje u bëftë qameti). Ia ka shprehur Peter Lucas-it në vitin 1996 këtë gjë.

Duhet shpresuar që këta të ftillohen pak e nga pak e një e nga një, për të kuptuar më në fund se janë thjesht mish për top i interesave të një personi e të familjes së tij. Duhet shpresuar se edhe ky turp që po bën Berisha (protesta në bulevard pikërisht në ditën kur në Tiranë do të jetë crème della crème e politikës europiane) mund t’u hapë sytë disave syresh. Ndoshta.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bixhak: 30/11/2022 18:22

    Berisha duhet rjepur ne bixhakun tim i gjalle pastaj ti hedhim kripe deti. Kjo i ben derman ketij jashtqitjes.

    Përgjigju
  • ilir: 30/11/2022 16:02

    Dakord me te gjitha qe thua i nderuar Mustafa, pervec fjalise se fundit ku ke nakatosur frengjisht me italisht: frengjisht: "crème de la crème", italisht ... della....

    Përgjigju
  • KASEM AGA: 30/11/2022 15:44

    Musterte Nano ke plotësisht të drejt fundërrina maloku hajdut kriminel Sali BAJGA ndaj është tërbuar se e kupton se ku e ka vëndin qeni rugaç i mbaruar.

    Përgjigju
  • fiks: 30/11/2022 15:39

    o muc nano, boll he burr se je bo vrim fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital