Sali Berisha luftë Bamir
Topit edhe me kuzhinierin

TIRANE- Armiqësia e kryetarit të qeverisë shqiptare dhe presidentit të vendit ka arritur deri në tavolinën e bukës. Sikur të mos mjaftonte retorikae ashpër dhe cinike ndaj kreut të shtetit, nënkryetar i PD-së deri në 2007, apo shkurtimi i fondeve për presidencën përgjatë viteve të fundit, shefi i qeverisë, tashmë përgjegjësi kryesor i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, ka vendosur të shpërblejë njerëzit e tij të besuar që i shërbejnë për të ngrënë, duke u rritur rrogat në mënyrë drastike.

Ndërsa ka pas vetes në shërbim një armatë kuzhinierësh dhe ndihmësish, që shërbejnë në vilat qeveritare anekënd vendit nga qendra e Tiranës, mali dhe në bregdet, Kryeministri, tashmë përgjegjës edhe i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, ka "larë gojën" me kuzhinierin e vetëm që ka kreu i shtetit. Sepse në fakt kreu i shtetit, nuk ka në dispozicion as kryekuzhinier, si kreu i qeverisë, por vetëm një kuzhinier dhe dy kamarierë. Sipas vendimit nr.149, datë 20 shkurt 2012, që mund të gjendet në linkun (qpz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/30-2012.pdf), kryeministri Berisha ka vendosur të ngrejë në mënyrë të konsiderueshme shpërblimet e përmuajshme për punonjësit e Drejtorisë së Sërbimeve Qeveritare. Sipas VKM-së kryeministri Berisha ka vendosur të shpërblejë me një rrogë të lartë, kryekuzhinierin e vet me 43.450 lekë, që i shtohet rrogës që ai ka prej 37.000 lekësh. Në të kundërt kuzhinierit të vetëm që ka presidenti i republikës i është dhënë shtesë vetëm 17.800 lekë, ndërsa pagën e ka 31.500 lekë. Shtesa në rrogë marrin të gjithë njerëzit që punojnë për të mbushur tryezën e kryeministrit dhe të kryetares së parlamentit, si kryepunonjës në rezidencë dhe vilën 30, kuzhinier te vila 30 dhe kryekamarier në vilën 31, pastiçier në vilën 31, banakierë dhe përgjegjës materiali në vilën 31, përgjegjësi i shërbimit në institucione me 17.450 lekë, apo përgjegjësve të brigadës teknike të vilave 30, 31, vilës në Dajt, apo asaj në Velipojë.

BERISHA, "DREJTOR" EDHE I SHËRBIMEVE QEVERITARE
Drejtoria e Shërbimit Qeveritar ka kaluar në varësi të plotë të Kryeministrit Sali Berisha, pas një vendimi të marrë në datën 4 janar 2012, ku thuhej se "Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në varësi të Kryeministrit. Ajo e zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin për ndërmarrjet. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare financohet nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e saj dhe nga buxheti i shtetit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare". VKM-ja që bëhej në vazhhdën e vendimeve të tjera që fusin institucionet nën sqetullën e shefit të qeverisë, duke ia hequr Këshillit të Ministrave, shprehej se "Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në vartësi të Këshillit të Ministrave. Ajo zhvillon veprimtarinë e saj me vetëfinancim, në përputhje me ligjin për ndërmarrjet, dhe për veprimtari të veçanta e specifike subvencionohet nga buxheti i shtetit. Drejtori emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri". Drejtoria e shërbimeve qeveritare prej shumë vitesh është akuzuar për shpërdorime të mëdha, që janë drejtuar nga qeveritarët, duke vënë aty drejtorë të komanduar. Një aspekt i rëndësishëm i punës së saj është përgatitja e dreka dhe darkave për delegacionet e ndryshme që vijnë dhe priten nga autoritetet shqiptare.
Gazeta Shqiptarja.com publikon dhe faksimile e vendimeve të qeverisë për rritjen e rrogave të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen