Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për krimin shtetëror të 21 Janarit. Berisha tha se Ilir Meta mund të dije gjëra më shumë se ai, ndërsa artikuloi sërish të njëjtat akuza se audiopërgjimi i Metës me Dritan Priftin u manipulua nga Edi Rama. 

"Nuk kam dijeni se cilat gjëra di Meta, më shumë se ç’di unë. Mund të di, ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit Prifti. Mendoi se do mund të më bënte presion, unë i thash sa të dalësh nga dera ime bëjë publike. Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. E ka manipuluar Rama dhe Filip Çakulli. Nëse unë sulmoj sot Troplinin, sulmoj se kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Armik i egër i pluralizmit, uroj që drejtuesi i ri të mos jetë i kapur nga krimi