Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të grupit të Rithemelimit të PD-së.
Mbledhja është caktuar të mbahet më 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.
Në njoftimin për median thuhet se vendimi u mor pas konsultimit me forumet. Mësohet se do të bëhet edhe votëbesimi i Sali Berishës, pasi sipas statutit në rast të humbjeve të zgjedhjeve lokale votëbesimi është detyrim.
"Gjatë këtij Kuvendi do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës" thuhet në njoftimin per median.
Kjo lëvizje e tij e radhës vjen në një kohë që po krijon kaos dhe po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës detyrim paraqitje të caktuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.