TIRANE - Vetëm në pak orë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë tre Fake News (lajme të rreme) në profilin e tij në Facebook, ku shpesh hedh akuza të rënda duke u bazuar në denoncime qytetarësh, të cilat i publikon duke ruajtur aninomatin. Por këtë radhë, lajmet e rrema të cilat ish-kryeministri i shpërndan si fakte, kanë shkuar shumë larg: Një vesh i prerë nga një pronar lokali në Sarandë, një pushues i vdekur që në fakt shpëtoi mrekullisht nga një vrojtues bregdetar, dhe së fundi, informacioni se numri i emergjencave 112 është jashtë përdorimit.
Shqiptarja.com i verifikoi të treja rastet.
Fillimisht, ish-deputeti demokrat postoi denoncimin e një qytetari ku thuhej se një pushuesi i është prerë veshi në Sarandë, nga pronari i lokalit, duke akuzuar se ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia. Por nuk kaloi shumë dhe pronari i lokalit, Spiro Iljadhi përgënjeshtroi denoncimin e ish-Kryeministrit duke i shkruar koment në rrjetin social. Iljadhi i kërkon Berishës të verifikojë denoncimin pasi një lajm i tillë është përhapur nga pronarët e lokaleve të tjera në qytetin bregdetar për shkak të konkurrencës.
Vetëm pak orë pas këtij lajmi ai ka postuar një tjetër lajm ku thuhej se një i ri ishte mbytur në plazhin e Velipojës, me akuzën se është vonuar ambulanca.
Por e vërteta është krejt ndryshe pas i riu rezulton të ketë marrë ndihmën e nevojshme falë ndërhyrjes së vrojtuesi bregdetare Rodens Llesha dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Këtë fakt e kanë pohuar dhe familjarët e tij si dhe të afër të cilët kanë vërshuar me komente negative në drejtim të ish-kryeministrit, i cili është detyruar të fshijë postimin, por Shqiptarja.com ka mundur ta ruajë atë.
Blofi i fundit ka të bëjë me një denoncim se numri i emergjencave në Policinë e Shtetit, 112, nuk punon.
Lidhur me këtë lajm Shqiptarja.com kontaktoi me shërbimet e emergjencave të cilët shpjeguan se i vetmi moment kur numri është jashtë shërbimit është vetëm në rastet kur të gjithë operatorët janë të zënë teksa u shprehën se brenda 20 orëve në numrin 112 janë referuar 2015 raste vetëm në Tiranë.
Ky qekacsr i teri por car me xhunga
PërgjigjuKy plak maskara po paguan dëmet kolosale që i ka bër SHQIPRIS. Gjaku i mijra njerzve berisha i ka mar mënd para se ta mari atë vet . Fund më të fëlliqur ky sdo gjente.
PërgjigjuKete e ka kap skleroza ne menyre te pa kthyeshme. Sa gjynah i shkreti.
PërgjigjuGenjeshtar,maskara kriminel,spiun, karrjerist,servil o plak shpifes i rrjerdhur, je per psikiatri o matuf,ti kaq negativ je, deri kur te dali shpirti ti dote genjesh,do te shpifesh se ky eshte profesioni yt o i mjere.
PërgjigjuMereni e lidheni kete plak te cmendur se po ngaterron dynjane
PërgjigjuBerishen vetem qente e rruges e pshurrin tani.
Përgjigju