Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11 majit, do të jetë hapja e Tik Tok.

Komentet Berisha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama e mbylli këtë rrjet social, për shkak se PD ishte shumë më lart se PS atje dhe për të vërtetuar këtë, Berisha tregoi edhe një studim.

Berisha tha gjithashtu se me mbylljen e Tik Tok Rama synon të godasë fjalën e lirë të opozitës.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama. Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.

Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera. Kështu që akti është ekuivalent. Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë. E dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh. Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve. I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues. Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës”, tha Berisha.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqiri: 23/12/2024 16:19

    O sale ti ke pjerdh fare mor burr..nuk vjen me ne pushtet ti or bir jo.. Ti e ke vendin ne burg or plere

    Përgjigju
  • populli: 23/12/2024 16:04

    ky ka qen e dhe eshte kanceri i shqiperise yyyyyyyyyyyy re ee zeze

    Përgjigju
  • Geri: 23/12/2024 15:31

    Shum mir bon qe e mmyllen i lumt kurr mos e hapshin me dava kinezesh si koha e xhaxhit edhe ky

    Përgjigju
  • Shkodrani: 23/12/2024 15:22

    Ky po te kishte edhe nenen gjalle, do e shiste per pushtet e jo më gjakun e te rinjve e te rejave Shqiptare

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/12/2024 14:27

    Njè kriminel, njè ordiner, njè NONGRATA, èshtè alternativa pèr qeverisje nè Shqipèri. Lum si ne.

    Përgjigju
  • hei: 23/12/2024 14:03

    po mor ti po

    Përgjigju
  • prindi: 23/12/2024 13:54

    ASNJE VOTE PER KETE PALACO....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta