Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit

Ish- studenti Ilir Dizdari në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv ka treguar se Sali Berisha është nxjerr jashtë nga mbledhja e studentëve, ku po diskutohej se cilat do të ishin kërkesat që do t'i drejtonin Ramiz Alisë.

Sali Berisha me Gramoz Pashkon vjen për të takuar studentët dhe u nxor jashtë nga salla ku studentët po merrnin vendimin për të shkuar tek Ramiz Alia dhe po diskutonin se çfarë do të diskutojmë. Të dy u nxorën jashtë. Hyri një djal dhe shau Ramiz Alinë dhe tha kujdes se mos ja u fut Ramiz Alia. Dhe në këtë moment del Azem Hajdari dhe thotë të takohemi se këta të dy i njoh unë. Tek 15 ta ne jemi futur në një dhomë studentore dhe është bërë një takim ku ishte Azem Hajdari, Sali Berisha, Genc Pollo, Gramoz Pashko dhe unë’, tha ai.

Ai tha se PD e Sali Berishës sulmoi studentët e dhjetorit, duke botuar një vendim të kryesisë kundër lëvizjes studentore.

‘PD, dy ditë para ka botuar një vendim të kryesisë që ishte kundër lëvizjes së studentëve. Ky populli nuk e kuptoi që këta çunat u larguan të gjithë, do të thotë se populli nuk kishte kuptuar thelbin e lëvizjes. Ajo ka qenë lëvizje elitare që su kuptuar nga populli', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Ja si u vendos emri i Partisë Demokratike! ‘Repolitix’ publikon dokumentet e rralla, programi i partisë në ‘90


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile