Ja si u vendos emri i Partisë Demokratike! ‘Repolitix’ publikon dokumentet e rralla, programi i partisë në ‘90

Pak flitet për historinë e emrit të Partisë Demokratike. Ishte Elsa Baulluri që propozoi këtë emër, një e re që iu bashkua lëvizjes së dhjetorit 1990, që solli rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. E ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Elsa Baulluri tregon një takim me studentët e dhjetorit ku u diskutua edhe për themelimin e partisë dhe emrin e saj.

Pas disa diskutimesh, u propozuan opsione të tilla si ‘Fronti Demokratik’, por Baulluri sugjeroi ‘Partia Demokratike’, emër të cilin e mban edhe sot.

“Dita kur studentët takuan Ramiz Alinë, ne jemi ngjitur në shkallët e konviktit dhe u bë një takim, një mbledhje informale e improvizuar dhe u thanë shumë versione. Mbaj mend ndjesinë dhe atë moment, ndjesia ime ishte që të quhet diçka lidhur me studentët. Me vonë kam kuptuar që nuk isha e përgatitur politikisht aq mirë, se kishin një ide akoma më të madhe. Në një moment të caktuar u tha Fronti Demokratik. Dhe u thash boll me fronte, ndoshta Partia Demokratike do ishte më mirë. Ka qenë Preç Zogaj dhe Eduard Zaloshnja që e kanë thënë disa herë nëpër media”, tha ajo në Report Tv.

Të njëjtën histori e tregon edhe Preç Zogaj.

“Unë vetë mbaj mend që emrin Partia demokratike u dha nga Elsa Ballauri. Ishte aty, një shkrimtare e re, poete e re, bijë e një familje të persekutuar nga Korça. Tha edhe kjo një emër, dhe emri i saj u duk më i miri”, tha Zogaj.

Ndërkohë, në emisionin ‘Repolitix’ u publikuan edhe disa dokumente që tregojnë programin e PD në vitin 1990.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Pse Berisha e la Azem Hajdarin jashtë qeverisë? Flet ish studenti i 'dhjetorit 1990' e miku i tij: Nëse do ishte gjallë do ishte bërë rrokadë në PD

Ish student i Dhjetorit dhe miku i Azem Hajdarit, Spiro Curri i ftuar në "Repolitix' tregon si Azem Hajdari nuhati se Berisha po merrte partinë dhe kujton bisedën me Azemin në dhjetor 1990.

“U krijua komisioni nismëtar, Azemi ka pasur shqetësim. Ishim një grup studentësh, e Azemi tha ‘këta duan të na marrin partinë”.  Kam kërkuar 6 vende ne, 6 këta e 2 punëtorë. Azemi ishte i shqetësuar se e shihte në minorancë në komisionin e parë nismëtar. Ne nuk e dinim që do të përjashtoheshim nga loja. Azemi e nuhati”

Gjithashtu ai tha se studentët u lanë qëllimisht jashtë pushtetit

“Ku është Azemi? Në rrugë. Nuk është studenti në pushtet. Mund ti jepje partinë, pse duhej të merrje Eduard Selamin që kishte mbaruar filozofi për Enver Hoxhën e të mos merrje protagonistin historik e ti jepje partinë.  Ne mbetëm jetimë, gjithë jetën jetimë. Na u vra lideri. Po të kishim Azemin gjallë ishte bërë rrokada në PD që në 1997. Azemi vajti takoi nga Gjirokastra në Tropojë, të dy liderët e tjerë nuk kalonin dot gjysmat përkatëse të Shqipërisë. Bashkimi i kombit ishte lëvizja studentore, ishte Azemi. Në 1997 Nano nuk shkonte dot në Shkodër. Berisha nuk kalonte dot Shkumbin. Ai e kaloi Shkumbinin pasi zoti Poçi zhduku bandat në shtator 1999.”

Ora 11:56
Takimi me Ramiz Alinë, Edmond Budina: Autobusi me studentë mori kthesën! U trembëm, thamë se mbaruam

 

Aktori Edmond Budina në emisionin ‘Repolitix në Report Tv, tregoi momentin e takimit me Ramiz Alinë.

Ai tha se teksa autobusi me studentë shkonte në pallatin e Brigadave në Tiranë nga qytet studenti, në sytë e studentëve shihej edhe frikë.

‘Kur u nisëm me autobus kishim edhe frikë. Nga qyteti studenti autobusi do të merrte djathtas dhe ai mori majtas dhe ne u trembëm. Aty Skënder Gjinushi tha po shkojmë në Pallatin e Brigadave. Unë në takim nuk fola shumë, po studentët ja përplasën në fytyrë Ramiz Alisë të gjitha. Atje na janë bashkuar Berisha dhe Gramoz Pashko. Dhe ramë dakord që të shkonim në shtëpinë e Gramoz Pashkos sepse e kishte më të madhe për të bërë programin e PD. Unë aty kam njohur Genc Rulin. Aty ishte Sali Berisha Arben Imami, Azem Hajdari, Genc Ruli dhe unë që kemi filluar të bëjmë programin e PD’, tha ai.

Ora 11:51
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit

Ish- studenti Ilir Dizdari në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv ka treguar se Sali Berisha është nxjerr jashtë nga mbledhja e studentëve, ku po diskutohej se cilat do të ishin kërkesat që do t'i drejtonin Ramiz Alisë.

‘Sali Berisha me Gramoz Pashkon vjen për të takuar studentët dhe u nxor jashtë nga salla ku studentët po merrnin vendimin për të shkuar tek Ramiz Alia dhe po diskutonin se çfarë do të diskutojmë. Të dy u nxorën jashtë. Hyri një djal dhe shau Ramiz Alinë dhe tha kujdes se mos ja u fut Ramiz Alia. Dhe në këtë moment del Azem Hajdari dhe thotë të takohemi se këta të dy i njoh unë. Tek 15 ta ne jemi futur në një dhomë studentore dhe është bërë një takim ku ishte Azem Hajdari, Sali Berisha, Genc Pollo, Gramoz Pashko dhe unë’, tha ai.

Ai tha se PD e Sali Berishës sulmoi studentët e dhjetorit, duke botuar një vendim të kryesisë kundër lëvizjes studentore.

‘PD, dy ditë para ka botuar një vendim të kryesisë që ishte kundër lëvizjes së studentëve. Ky populli nuk e kuptoi që këta çunat u larguan të gjithë, do të thotë se populli nuk kishte kuptuar thelbin e lëvizjes. Ajo ka qenë lëvizje elitare që su kuptuar nga populli', tha ai. 

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ISH OFICER IU.P. tëR.P.S.SHQIPËRIS: 11/12/2024 13:44

    Ilir para se të luftosh komu izmin,shiko se e ke patur dhe në familje.Ilir je burë i mirë por mos haro se çfarë të bërri P.D.SH-ja,që po ta kesh haruar desh të hëngri dhe kokën.E fundit Ilir keni zëvëndësuar të ashtuquajturit veteran të pas luftës,se veteranët e vërtet nuk ishin llafazan,por njerëz të luftës e të punës.M.gj.afë ne Shqiptarët kemi qënë e jemi BUHAR,ndryshe nga kombësit e tjera të Ballkanit.SHQIPËRIA KA FIGURA TË POLITIKËS,SHKENCËS DHE ARTIT O ILIR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët

Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët