Sali Kurra: Zanati mësohet
me sakrificë, por të hap rrugët

Sali Kurra: Zanati mësohet<br />me sakrificë, por të hap rrugët
TIRANE- Sali Kurra, është një djalosh i ri, i cili ndryshe nga moshatarët e tij ka zgjedhur një profesion jo fort të zakontë. Dita e tij nis e përfundon në servisin e makinave “Tendence 3A”, ku dalëngadalë ka arritur të përvetësojë shumë nga mjeshtëritë e zanatit të rregullimit të makinave gjatë pesë viteve.

“Prej katër vitesh unë bëj këtë punë, është një profesion që e kam nisur me dëshirë. Në fillim kam nisur si ndihmës, pastaj me kalimin e muajve arrita të perfeksionohesha në këtë drejtim. Nuk është një zanat që e lexove dhe e vure në zbatim, por është një zanat që mësohet dita ditës duke i qëndruar afër një ustai profesionist në këtë profil”, tregon Saliu. Edhe pse ai, është me profesion llamarinist, ka synim që të perfeksionohet aq shumë në këtë fushë, saqë një ditë të ketë një servis makinash si ai që punon aktualisht.

“Nuk e di nëse do ja arrij ndonjë ditë, por fakti që jam i ri dhe kam shumë për të ecur në këtë zanat, dua që të gjitha sektorët ti përvetësoj dhe pse jo, një ditë të kem një servis kaq të madh siç është ky i “Tendece 3A”, shpreh gjithë pasion dëshirat e tij. Saliu ka katër vjet që ushtron profesionin e llamarinistit dhe shprehet se ky profesion nuk mund të mësohet përmes leximit, por është praktika, puna ditë pas dite dhe një shembull i mirë që duhet ndjekur, që garantojnë suksesin e një ustai në këtë zanat.

Ai tregon se ka dëshirë të përvetësojë të gjithë sektorët, jo vetëm atë të llamarinistit. Ndihet optimist për faktin se është i ri dhe ka të gjitha mundësitë për të ecur përpara, mbi të gjitha dëshirën dhe motivimin për profesionin e tij. Gjithashtu, ai vlerëson edhe faktin se ka ecur në gjurmët e një profesionisti dhe prej tij ka mësuar çdo mjeshtëri që sot zotëron. I riu llamarinist tregon se, ka qenë frymëzim për zgjedhjen e profesionit për shumë shokë e bashkëmoshatarë, të cilët duke parë ecurinë e punës së Saliut, kanë zgjedhur të njëjtën gjë për veten. “Shumë djem janë ndikuar nga eksperienca ime, madje shumë shokë më thonë se kam bërë zgjedhjen e duhur”, përfundon Saliu. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)