Ervin Salianji thotë se Sali Berisha nuk ka më aftësinë për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike. Sipas ish-deputetit, vetë PD-ja ka humbur aftësinë e saj të opozitarizmit dhe ky rol po bëhet më mirë nga SPAK.

"Është treguar që Berisha nuk e hap partinë, nuk e bashkon opozitën, nuk i bashkon dot njerëzit dhe ia vetë është dorëzuar, nuk mund të fitojmë dot kurrë nëse nuk ndryshojmë. Sepse pyetja që është për drejtuesit e PD, si do t’i çojmë më shumë se 800 mijë demokratë në kutitë e votimit kundër pushtetit të Edi Ramës. I thonë shqiptarëve çdo javë është kilometri i fundit, thonë nuk mundim Edi Ramën, po kë të mundim, ne Edi Ramën kemi për të mundur. Opozitë po bën më shumë SPAK-u se PD",- tha Ervin Salianji.


Lajmi kryesor:

Salianji takim me demokratë të Kukësit: Berisha 82 vjeç dhe 'Non Grata' nuk e risjell PD në pushtet! Të pranojë garën e hapur brenda partisë