Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji së bashku me kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kavajë Fisnik Qosja, prezantuan programin për këtë bashki.
Në fjalën e tij për banorët e Kavajës, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se kjo bashki do t'u kthehet demokratëve. Salianji komentoi edhe vizitën e Ramës disa ditë më parë në Kavajë, duke thënë se u braktis nga qytetarët.
Ai tha se në fokus të planeve për zhvillimin e zonës janë shumë nevoja të domosdoshme dhe të mohuara prej kohësh për komunitetin, duke nisur nga infrastruktura dhe stimulimi i bujqësisë dhe blegtorisë, ndërhyrja në zonat rurale dhe në sistemet e kanalizimit.
"Ka qenë e jashtëzakonshme pjesëmarrja në çdo cep të Kavajës që kanë mbështetur masivisht Fisnik Qosen. Secili prej jush ka shprehur shqetësimin e drejtpërdrejtë, që janë përkthyer në programin e tij. Edhe ju si gjithë Shqipëria e ka marrë vesh që Kavaja do t’i kthehet demokratëve dhe kushdo që do të luajë me fatin e qytetarëve do të marrë përgjigjen e merituar në çdo moment. Ju dhe ne bashkë krenohemi me kandidatin e opozitës së bashkuar, të gjithë janë të bashkuar për kandidaturën e tij që të largojmë një sekt që nuk përfaqëson as socialistët e ndershëm", tha Salianji.
"Ne vijmë dhe ju paraqesim program, i keni parë kundërshtarët tanë se çfarë paraqesin këtu apo jo? Erdhi ai i gjati këtu në Kavajë dhe nuk kishte as çerekun e këtyre njerëzve pavarësisht presioneve, e braktisi edhe administrata. Kavaja ka bërë t’i dridhen këmbët regjimit të Enverit, Kavaja do të bëjë t’I dridhen këmbët Edi Ramës" tha deputeti Salianji.
Lajmi kryesor:
Vendoret e 14 majit/ Ndreu në Lezhë: Mandatin e ardhshëm, projekti që nuk do lejojë përmbytjen! Spahia: Shkodra është lënë në harresë nga qeveria
M.T/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2252
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024
29 Nëntor, 10:32
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor, 10:15
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Mero Baze: Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile
29 Nëntor, 06:59
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01