Deputet i PD-së, Ervin Salianji teksa ka komentuar situatën në PD, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Evi Kokalarit, aktivistes së pozicionuar në krah të Sali Berishës, me të cilën ka patur përballje në distancë. I ftuar në emisionin “Shqip”, Salianji e etiketon Kokalarin si 'skizofrene' dhe njeri pa përfaqësim.
Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.
Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.
Po kur flete dhe Salianji Babalemania,kur do ta kryej deniimin me burg ky personazh i denuar?
Përgjigju